Nga data 14 deri më 20 shtator vëllezërit Teodor dhe Valentin Cvetkovi zhvillojnë maratonën e vet të re me kauzë bamirësie. Në kuadrin e 7 ditëve Teodiri do të kalojë me not 280 kilometra, kurse Valentini do të vrapojë 280 kilometra. Për shfaqjen sportive ata kanë zgjedhur liqenin në parkun pyjor Lipnik, fshati Nikollovo rrethi i qytetit Ruse. Kauza, pas së cilës qëndrojnë të dy atletët, është “Arsim për çdo një fëmijë” - një fushatë të Unicef-Bulgaria.
Paratë e mbledhura do të drejtohen drejt krijimit të një platforme për mësim për fëmijët me aftësi të kufizuara. Shuma e domosdoshme është 400 mijë leva, kurse një dhurim mund të bëjë çdo një përmes SMS në numrin e shkurtër 1021 ose përmes profilit të Teodor Cvetkovit në rrjetet sociale. Notari i ri është mes rekordmenëve të Ginesit, pasi përpara viteve kaloi me not 10 kilometra në liqen me një dorë të fashuar pas trupit. Ai shpreson që fushata e re bamirëse të jetë po kaq e suksesshme , si dhe ato të mëparshmet. Përpara 3 vjetëve ai zhvilloi një maratonë me not në përkrahje të grave, të sëmura nga kanceri i gjirit, pas kësaj i drejtoi përpjekjet e tij për mbledhjen e parave për ndërtimin e kompleksit për not në qytetin Ruse.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..