Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtori i Radios Kombëtare Bullgare Andon Balltakov: BNR nuk është agjenci shtetërore

Andon Balltakov
Foto: Evelina Stojanova

Drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) Andon Balltakov shpalli se nëpërmjet tij nuk janë bërë prova për ndikime politike mbi radion publike. Para ekspozitës rinore “Kosherja e Karrierës” në Sofje Balltakov deklaroi kategorikisht se do të punojë për përmirësimin e pozitave të Bullgarisë në klasifikimet ndërkombëtare për liri të fjalës dhe se do ta bëjë publike çdo një provë për ndikim mbi BNR.

BNR nuk është agjenci shtetërore. Këtë e kam thënë edhe para kolegëve. Ne nuk lutemi për para, nuk lypim. Shoqëria bullgare ka nevojë për një radio-organizatë të pavarur dhe unë si drejtor i përgjithshëm jam i detyruar të punojë në këtë drejtim, shtoi menaxheri.

Drejtori i përgjithshëm u bëri thirrje të rinjve jashtë shtetit për të mos e konsideruar rikthimin e tyre në Bullgari si një kthim prapa.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i jashtëm Georg Georgiev bëri thirrje për një rol më të madh të fuqive të mesme në marrëdhëniet ndërkombëtare

Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të ndihmojnë në zgjidhjen e sfidave globale. Kështu deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev në..

botuar më 25-03-14 4.09.MD

Një parti e re hyn në Parlament, shumica në pushtet bie në 121 deputetë

Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili ndryshon rezultatet e zgjedhjeve të Asamblesë Kombëtare të mbajtura më 27 tetor 2024...

botuar më 25-03-14 11.14.PD
Paschal Donohoe

Kryetari i Eurogrupit inkurajon konvergjencën e qëndrueshme të Bullgarisë

Eurogrupi inkurajon Bullgarinë ta fusë euron. Kjo kuptohet me një letër nga Kryetari i tij Paschal Donohoe dërguar Presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa. Letra ka të bëjë me takimin e ardhshëm të liderëve evropianë në Bruksel më 20 mars,..

botuar më 25-03-14 9.11.PD