“Ditët e Zanateve” do të zhvillohen në Vidin në kështjellën e vjetër "Baba Vida" /“Gjysha Vida”/ me bashkëpunimin e Bashkisë dhe të Muzeut Historik Regjional. Më 19 dhe 20 shtator zanatçinjtë do të prezantojnë prodhimin e vet në oborrin e brendshëm të kështjellës. Për adhuruesit e punimeve me dorë do të ketë dhurata prej materialesh natyrore, reçele prej frutash pyjore të përgatitura sipas recetave të vjetra shtëpiake.
Një vëmendje e posaçme do t’i kushtohet punimit të thikave, si dhe pikturimit mbi qelq, punimit të qirinjve dhe të sendeve prej druri.
Ansambli për këngë dhe valle popullore “Danubi” do të prezantojë valle nga krahina e Danubit, ndërsa nestinarët do të vallëzojnë para pallatit “Gjysha Vida”.
“Ditët e Zanateve” zhvillohen në kuadrin e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë.Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..