Ditën e 74 të protestës antiqeveritare përveç shfaqjeve të zakonshme civile në qendër të Sofjes, në të ashtuquajturin “trekëndësh i pushtetit”, atje ku janë godinat e Parlamentit, Presidencës dhe qeverisë, do të ketë dhe një aktivitet partiak. Lëvizja “Së bashku” e prof. Aleksandër Tomov, ish-kryeministër, organizon një konferencë kombëtare me moton “Ka alternativë”. Pas fundit të forumit në orën 15.00 është planifikuar një procesion proteste dhe bllokim i udhëkryqit kryesor. Do të kërkohen dorëheqja e qeverisë, e kryeprokurorit dhe shpërndarja e Parlamentit, transmetoi BNR.
Dita e djeshme e 73 e protestës në Sofje kaloi pa incidente. Pjesëmarrës në mitingun dhe në procesionin e protestës thanë para BNR-së se korrupsioni në Bullgari është i padurueshëm dhe se pushteti përpiqet t’i mbytë protestat, prandaj protestuesit duan që t’i dëgjojë Evropa.
Projekti civil “Demokracia dhe Legjitimiteti” vendosi një çadër para Presidencës dhe filloi të grumbullojë sinjale për korrupsion për t’i dërguar në institucionet evropiane.Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se çështja maqedonase nuk është e mbyllur sepse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të drejtat e personave me identitet maqedonas në Bullgari nuk respektohen. Fjalët e tij për median..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..
Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 90 vjetorin e themelimit me një koncert gala në Teatrin e Operës së Sofjes me pjesëmarrjen e të gjitha ansambleve të..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..