Situata lidhur me Covid-19 do të ndiqet individualisht në çdo një shkollë. Këtë e tha para BNR-së Zëvendësministrja e Arsimit Tanja Mihajllova. Prania fizike në shkollë tani për tani mbetet. Po i monitorojmë proceset në tërë vendin. Një pjesë e rasteve të shpallura në momentin e tanishëm u përkasin njerëzve, të cilët ende nuk kanë qenë në shkollë, domethënë infektimi është bërë para fillimit të vitit të ri shkollor, na shpjegoi Zëvendësministrja.
Aktualisht ka 19 klasa në karantinë, 26 nxënës janë me teste pozitive, ndërsa një pjesë prej tyre nuk kanë qenë në ditën e parë shkollore. Një pjesë e klasave, ku ka nxënës me teste pozitive, por nuk kanë qenë në shkollë, nuk janë në karantinë. Vendosja në karantinë varet nga inspektoratet regjionale të shëndetësisë, sipas kushteve të veçanta.
Rreth 500 nxënës dhe 40 mësues janë në karantinë. Pak mbi 500 nxënës kanë deklaruar dëshirën e tyre për të mësuar në distancë. Nuk duhet të kërkohen para nga prindërit për blerjen e dezinfektuesve.Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..
Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e..
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për..
Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se..