Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“E reja normale” dhe psikika e fëmijëve - çfarë mund të presim?

Foto: BGNES

A është normale të komunikosh me mësuesit e tu online ose përmes një pengese prej pleksiglasi, të lëvizësh në korridorin e shkollës vetëm në një itinerar të caktuar, të shënuar me shigjeta, të mbash maskë, pas së cilës merr frymë me vështirësi dhe nuk mund të shfaqësh emocionet që ke, vazhdimisht të të përsërisin se duhet të respektosh një “distancë sociale” dhe në fund fare po të teshtish, të të mbyllin në një “Izolator” të posaçëm në pritje që mamaja ose babai të të marrin në shtëpi? Ky është realiteti i ri për nxënësit në Bullgari dhe nëpër botë, që është kthyer në një pjesë nga e ashtuquajtura “e reja normale”.


Por derisa “normalja” është normaledhe si masat parandaluese kundra shpërndarjes së infektimit me koronavirusin mund të ndikojnë mbi  psikikën e brishtë të fëmijës? “Në mënyrë më të sinqertë ju them se nuk e di. Ne asnjëherë nuk kemi qenë në një situatë të ngjashme” - deklaroi përpara Radio Bullgarisë Ivan Igov - një nga psikologët më të njohur shkollor. Ai e krahason pandeminë me Covid-19 me kataklizma të tjera të mëdha sociale. Si tek ato, kështu dhe në këtë rast pasojat, sipas tij, janë të lidhura me të ashtuquajturin sindrom post-traumatik: “Zakonisht ai paraqitet nga disa javë deri më disa muaj pas krizës. Kurse në rastin tonë ai akoma nuk është larguar!”. Por, situata nuk duhet të dramatizohet:  

Fëmijët kanë reagime të ndryshme në grupet e ndryshme të moshave - pohon Ivan Igov. Më të vegjlit e pranojnë si lojë. Përveç kësaj mbajtja reale e maskave në shkollë është për një periudhë relativisht të shkurtër - mbase për rreth 20 minuta në ditë. Në praktikë fëmijët janë pa maska në orët e mësimit. Sipas meje situata në fakt është më stresuese për mësuesit, sesa për nxënësit.

Sa u përket nxënësve më të mëdhenj, aty stresi post-traumatik zakonisht çon deri në një agresion. Pres që kjo të forcohet tek ata. Të mos të harrojmë se në Bullgari tortura shkollore është mjaft e shpërndarë. Problemi është se kur flasim për agresion, nuk kemi parasysh vetëm shfaqjen, paraqitjen  e tij të jashtme. Ai mund të kthehet përbrenda dhe ndaj vetes. Fëmijët mund të fillojnë të mbyllen, të kenë sindroma depresive, mundet madje të arrijnë deri në disa ekstreme”.

Ka dhe një faktor tjetër për rritjen e stresit në kushtet e Covid-19-mendon Ivan Igov. Shkollat bullgare në qytetet e mëdha janë të përmbushura. Një pjesë nga këto godina janë të ndërtuara për rreth 300-500 fëmijë, por aktualisht në disa prej tyre mësojnë nga 1300-1500 nxënës me turne. Dhe të gjitha provat që aty të mund të këmbehen orët e mësimit, me idenë të mos të formohet një grumbullim i një numri të madh të fëmijëve, çojnë deri në një tension suplementar. Në praktikë në këto shkolla nuk ka kushte për të ashtuquajturën “distancë sociale”.

A është e mundur e ashtuquajtura “e re normale” ta fusë brezin në rritje në një model të deformuar social, që arrin deri në izolim?

“Nuk mendoj sepër fëmijët kjo do të ketë pasoja afatgjata - është kategorik Ivan Igov. Në psikologjinë sociale gjendjet post-traumatike vihen re për shembull pas ndonjë lufte. Por luftërat sjellin trauma mjaft më të mëdha dhe në një periudhë më të gjatë kohe. E vërteta është se brezat mundin të përshtaten me kataklizmin social, më në veçanti fëmijët. Prognozat e mia janë se deri në pranverë do të kthehemi drejt normalitetit, të afërt me ne, në të cilin kemi jetuar deri vonë. Kurse fëmijët do të mësohen më të paktën me një higjienë më të mirë dhe ndjeshmëri”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, dnevnik.bg, arkiv

Më shumë nga rubrika

Vjeshta me mjegull dhe me shi kërkon një vëmendje të shtuar në rrugët në vendin tonë

Bullgaria zë një ndër vendet e para në Evropë në statistikën e mjeruar për shoferë të automobilave dhe udhëtarë të vrarë dhe të plagosur. Ka shumë seksione rrugore problematike në Bullgari, të cilat fshehin rrezik dhe pavarësisht se dihen shkaqet për..

botuar më 20-10-20 7.05.PD

Bullgaria përfshihet në “Natën Evropiane të Shkencëtarëve 2020”

Me projektin “Një ditë në jetën e akademikut” nga data 20 tetor Bullgaria fillon pjesëmarrjen e saj në iniciativën “Nata Evropiane e Shkencëtarëve 2020”. Në një sërë takimesh nxënësit do të njihen me punën e studiuesve më të shfaqur dhe do të..

botuar më 20-10-20 6.05.PD

Shpëtuan një qen të eksportuar në mënyrë të paligjshme nga Bullgaria

Agjencia e Ushqimeve lejoi kthimin nga Norvegjia në Bullgari të qenit Raja të racës Chihuahua, i cili ishte kërcënuar nga eutanazia për shkak të pasaportës së tij të pavlefshme. Kazusi mori jehonë ndërkombëtare pas apelit të aktorit Jean-Claude..

botuar më 20-10-19 5.16.MD