Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari informon se me vendim të Qeverisë shqiptare jepen 2 bursa studimi për 2 studentë bullgarë, shtetas bullgarë, me origjinë shqiptare për vitin akademik 2020-2021. Bursa e studimit përfshin mbulim financiar për tarifën e studimeve, mësimin e gjuhës shqipe gjatë vitit të parë të studimeve si dhe shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit për kohëzgjatjen e vitit akademik.
Kriteret për përfitimin e bursës nga ana e kandidatit janë:
1. të ketë mbaruar arsimin e mesëm me një mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë) ose të barasvlefshme me të; 2. të mos jetë i diplomuar në ciklin e plotë të studimeve universitare dhe të ketë vërtetim nga universiteti në lidhje me këtë fakt; 3. të jetë student nga komuniteti shqiptar i diasporës dhe që jeton në Bullgari;
4. të jetë student në një nga fushat prioritare të studimit, të përcaktuara në marrëveshje; 5. të jetë pranuar nga një institucion i akredituar i arsimit të lartë në Shqipëri; 6. të ketë një plan pune dhe aktivitetesh kërkimore apo akademike për periudhën e studimeve në Shqipëri.
Për përfitimin e bursës, studenti duhet të studiojë në një nga degët e mëposhtme të studimit:
a) Shkenca shoqërore: 1. Psikologji; 2. Ekonomi dhe biznes; 3. Edukim; 4. Sociologji; 5. Ligj/Drejtësi; 6. Shkenca politike; 7. Gjeografi; 8. Media dhe komunikim; 9. Shkenca të tjera sociale.
b) Shkenca humane dhe arte: 1. Histori; 2. Arkeologji; 3. Gjuhë; 4. Letërsi; 5. Arte; 6. Shkenca të tjera humane.
Bursa e studimit ka një vlerë prej 600 eurosh në muaj dhe do të financohet nga buxheti i Agjencisë Kombëtare të Diasporës, e cila do të përballojë edhe pagesat e mësuesve për mësimin e gjuhës shqipe në vitin e parë të studimeve.
Dokumentacioni i kandidatit duhet të jetë i legalizuar në përputhje me legjislacionin shqiptar. Në rastin kur dokumentacioni është në gjuhë të huaj duhet të paraqitet i përkthyer dhe i njësuar me origjinalin nga një përkthyes i licensuar.
Në lidhje me aplikimin, studentët duhet të paraqesin dokumentacionin pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje.
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një..