Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari informon se me vendim të Qeverisë shqiptare jepen 2 bursa studimi për 2 studentë bullgarë, shtetas bullgarë, me origjinë shqiptare për vitin akademik 2020-2021. Bursa e studimit përfshin mbulim financiar për tarifën e studimeve, mësimin e gjuhës shqipe gjatë vitit të parë të studimeve si dhe shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit për kohëzgjatjen e vitit akademik.
Kriteret për përfitimin e bursës nga ana e kandidatit janë:
1. të ketë mbaruar arsimin e mesëm me një mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë) ose të barasvlefshme me të; 2. të mos jetë i diplomuar në ciklin e plotë të studimeve universitare dhe të ketë vërtetim nga universiteti në lidhje me këtë fakt; 3. të jetë student nga komuniteti shqiptar i diasporës dhe që jeton në Bullgari;
4. të jetë student në një nga fushat prioritare të studimit, të përcaktuara në marrëveshje; 5. të jetë pranuar nga një institucion i akredituar i arsimit të lartë në Shqipëri; 6. të ketë një plan pune dhe aktivitetesh kërkimore apo akademike për periudhën e studimeve në Shqipëri.
Për përfitimin e bursës, studenti duhet të studiojë në një nga degët e mëposhtme të studimit:
a) Shkenca shoqërore: 1. Psikologji; 2. Ekonomi dhe biznes; 3. Edukim; 4. Sociologji; 5. Ligj/Drejtësi; 6. Shkenca politike; 7. Gjeografi; 8. Media dhe komunikim; 9. Shkenca të tjera sociale.
b) Shkenca humane dhe arte: 1. Histori; 2. Arkeologji; 3. Gjuhë; 4. Letërsi; 5. Arte; 6. Shkenca të tjera humane.
Bursa e studimit ka një vlerë prej 600 eurosh në muaj dhe do të financohet nga buxheti i Agjencisë Kombëtare të Diasporës, e cila do të përballojë edhe pagesat e mësuesve për mësimin e gjuhës shqipe në vitin e parë të studimeve.
Dokumentacioni i kandidatit duhet të jetë i legalizuar në përputhje me legjislacionin shqiptar. Në rastin kur dokumentacioni është në gjuhë të huaj duhet të paraqitet i përkthyer dhe i njësuar me origjinalin nga një përkthyes i licensuar.
Në lidhje me aplikimin, studentët duhet të paraqesin dokumentacionin pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje.
Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..
Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..
Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..
"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se..
Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të..
Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë..