Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari informon se me vendim të Qeverisë shqiptare jepen 2 bursa studimi për 2 studentë bullgarë, shtetas bullgarë, me origjinë shqiptare për vitin akademik 2020-2021. Bursa e studimit përfshin mbulim financiar për tarifën e studimeve, mësimin e gjuhës shqipe gjatë vitit të parë të studimeve si dhe shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit për kohëzgjatjen e vitit akademik.
Kriteret për përfitimin e bursës nga ana e kandidatit janë:
1. të ketë mbaruar arsimin e mesëm me një mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë) ose të barasvlefshme me të; 2. të mos jetë i diplomuar në ciklin e plotë të studimeve universitare dhe të ketë vërtetim nga universiteti në lidhje me këtë fakt; 3. të jetë student nga komuniteti shqiptar i diasporës dhe që jeton në Bullgari;
4. të jetë student në një nga fushat prioritare të studimit, të përcaktuara në marrëveshje; 5. të jetë pranuar nga një institucion i akredituar i arsimit të lartë në Shqipëri; 6. të ketë një plan pune dhe aktivitetesh kërkimore apo akademike për periudhën e studimeve në Shqipëri.
Për përfitimin e bursës, studenti duhet të studiojë në një nga degët e mëposhtme të studimit:
a) Shkenca shoqërore: 1. Psikologji; 2. Ekonomi dhe biznes; 3. Edukim; 4. Sociologji; 5. Ligj/Drejtësi; 6. Shkenca politike; 7. Gjeografi; 8. Media dhe komunikim; 9. Shkenca të tjera sociale.
b) Shkenca humane dhe arte: 1. Histori; 2. Arkeologji; 3. Gjuhë; 4. Letërsi; 5. Arte; 6. Shkenca të tjera humane.
Bursa e studimit ka një vlerë prej 600 eurosh në muaj dhe do të financohet nga buxheti i Agjencisë Kombëtare të Diasporës, e cila do të përballojë edhe pagesat e mësuesve për mësimin e gjuhës shqipe në vitin e parë të studimeve.
Dokumentacioni i kandidatit duhet të jetë i legalizuar në përputhje me legjislacionin shqiptar. Në rastin kur dokumentacioni është në gjuhë të huaj duhet të paraqitet i përkthyer dhe i njësuar me origjinalin nga një përkthyes i licensuar.
Në lidhje me aplikimin, studentët duhet të paraqesin dokumentacionin pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje.
Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..
Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..
Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..
Ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, me asistencën e Ambasadës Bullgare në Tiranë,..
61% e bullgarëve thonë se vendi ynë përfiton nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, tregon një anketimi i Eurobarometrit. Ky tregues është më i ulëti në..
Gati 40 vjet më parë, bashkësitë e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u përqendruan në disa qytete. Pas hyrjes së vendit..