Origjinali i Thesarit të Art nga Panagjurishte, i cili e përhap lavdinë e Bullgarisë anë e mbanë botës, ekspozohet në sallën trezor të Muzeut Historik të qytetit Panagjurishte nga 23 shtatori deri më 2 nëntor.
Ky thesar është një nga kryeveprat më të mira të artit të trakëve në trojet tona. Thesari u zbulua nja 2 kilometra larg qytetit Panagjurishte në vitin e largët 1949. Kjo nuk ndodhi në kohën e gërmimeve arkeologjike, por përderisa tre vëllezër lëruan arën. Ata rastësisht zbuluan thesarin e groposur 2 metra nën tokë.
Thesari peshon 6,164 kilogram dhe përbëhet nga 9 sende të punuara prej floriri të pastër – një figon dhe tetë ritonë. Sipas studiuesve enët prej floriri i përkisnin një pushtetari nga fisi trak odrisi nga fundi i shekullit IV dhe fillimi i shekullit III para erës sonë. Ato shfrytëzoheshin për ceremoni fetare. Në stilin dhe në zbukurimet e tyre janë të gërshetuara ndikime trake me ato helene.
Një amfora-riton është sendi më i madh i cili peshon 1.7 kilogram. Dorezat e amforës janë të punuara si centaurë në pozicionin e gjuajtjes me hark. Tri nga kanat janë të punuara fine në formën e hyjnive Hera, Afërdita dhe Athina. Një përshtypje të fortë bënë ritoni i florinjtë i punuar si pjesa e përparme e trupit të një dhie.
Thesari i Art i qytetit Panagjurishte ka dy kopje identike. Njëra ruhet në Muzeun Historik Kombëtar në Sofje, tjetra – në Muzeun Historik në Panagjurishte. Përsa i përket origjinalit ai udhëton pothuajse gjithë kohën për të përhapur lavdinë e artit trak në botë.
Një herë për vit origjinali kthehet në shtëpi, në qytetin Panagjurishte pra aty ku u gjet për të magjepsur banorët dhe miqtë e qytetit me joshjen dhe shkëlqimin e vet.
Redaktore: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaFoto: Ani Petrova
27 janari është dita në të cilën gjatë vitit 1945 lirohen të mbijetuarit e pakët të shpëtuar në kampin e përqendrimit në Auschwitz. Dhjetëvjeçarë më vonë OKB-ja e kthen datën në një Ditë Ndërkombëtare për të përkujtuar Holokaustin, duke inkurajuar jo..
Njëzet vjet pasi vëllezërit Lumiere i treguan publikut të mahnitur në Paris një histori përmes imazheve lëvizëse, filmi i parë bullgar “ Bëllgarani është galant ” u shfaq në Teatrin Modern të Sofjes. Krijuesi i tij Vasill Gendov do të bëhej..
Në fshatin Patalenica , të vendosur në rrëzat e Rodopeve, gjendet një nga monumentet më të rëndësishme mesjetare të kulturës - kisha “ Shën Dhimitri ”. Supozohet se kisha ka qëndruar rreth gjysmë mijëvjeçarë të groposur nën dhe për të mos u fyer nga..
Njëzet vjet pasi vëllezërit Lumiere i treguan publikut të mahnitur në Paris një histori përmes imazheve lëvizëse, filmi i parë bullgar “ Bëllgarani..
27 janari është dita në të cilën gjatë vitit 1945 lirohen të mbijetuarit e pakët të shpëtuar në kampin e përqendrimit në Auschwitz. Dhjetëvjeçarë më vonë..