Ekonomia gri në Bullgari në vitin 2019 sipas statistikës kombëtare ishte 21 për qind e produktit të brendshëm bruto ose 11.5 miliard euro. Këto para janë jashtë sistemit social dhe shëndetësor. Në kushtet e Covid-19 pritet që kjo kuotë të rritet, tha lideri i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov lidhur me Javën e Veprimit në fushatën evropiane për punë të deklaruar. Çdo vit buxheti humbet 200 milion euro nga puna e padeklaruar. Dimitrovi tha, se kjo punë ekziston në ekonominë e ligjshme. Të punësuarit kanë kontrata pune, sigurime, por punojnë suplementarisht gjë që nuk paguhet nga punëdhënësit.
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...
Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..
Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...