Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stina e re e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare me fillim mjaft të fortë

Foto: BNR

Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare e hap sezonin e vet të ri më 25 shtator me një koncert në sallën “Bëllgaria” nën shkopin e dirigjentit Mark Kadin, dirigjenti kryesor i ansamblit.

Në pjesën e parë, në Koncertin numër 3 për Piano dhe Orkestër nga Bethoveni solist është pianisti i ri ukrainas Dmitry Choni- fitues në konkurse prestigjioze ndërkombëtare, mes të cilave “Busons”( në Itali  gjatë vitit 2017). Në pjesën e dytë simfonikët e radios do të ekzekutojnë Simfoninë numër 100 nga Haydn, të quajtur “Ushtarake”, si dhe veprën „Timber & Steel” (“ Dru dhe çelik”) nga Dobrinka Tabakova, e cila shpjegon: “Vepra është e porositur nga BBC në lidhje me 150 vjetorin nga lindja e Sir Henry Wood, bashkëthemelues i festivalit më të madh për muzikë klasike në Angli - BBS Proms emblematik.” Premiera është zhvilluar në fund të muajit gusht gjatë vitit 2019, në kuadrin  e BBS Proms , në ekzekutim  të BBS Concert Orchestra me dirigjentin Bramwell Tovey. Në Sofje do të zhvillohet premiera bullgare e “Dru dhe çelik”.

Le të rikujtojmë se, Dobrinka Tabakova është mes krijuesve më të rinj dhe të spikatur në skenën bashkëkohore.

Ajo ka lindur në qytetin Plovdiv, por familja e saj transferohet për të jetuar në Londër gjatë vitit 1991 dhe aty zhvillohet karriera e bashkatdhetares sonë. Ajo ka mbaruar studimet në Royal Academy of Music Junior Department në Londër dhe Guildhall School of Music & Drama. Ka mbrojtur doktoranturë për kompozim në King's College në Londër. Krijimet e saj interpretohen nëpër të gjithë botën. Albumi i saj i parë prej autori „String Paths”, i nxjerrë nga ECM Records, është i nominuar për çmimin “Grammy” në kategorinë “Albumi më i mirë  klasik”. Ajo është një kompozitore rezidente e orkestrës së BBS që nga viti 2018.

Programi për stinën e re të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare përfshin akoma një sërë premierash, kurse instrumentistët dhe dirigjenti kryesor premtojnë tituj intrigues, premiera, perla nga muzika bullgare dhe kryevepra botërore. Bashkë në një skenë me radio-simfonikët do të jenë miq - dirigjent të njohur bullgar dhe solist të shquar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mrekullia e Krishtlindjes" - një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve

Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..

botuar më 24-12-23 8.10.PD

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD