Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A janë realiste shpresat për ndryshim të lojtarëve politikë në Bullgari?

Situatën aktuale politike në vend po e komenton politologu Ivo Inxhov para Radios Kombëtare Bullgare

Ivo Inxhov
Foto: Ani Petrova

Një fjalim i kryetares së Parlamentit Bullgar i trazoi shpirtrat në shoqërinë bullgare dhe ndikoi seriozisht negativisht mbi imazhin e drejtuesve. “Shkojnë, protestojnë kundra Borisovit të keq, pas kësaj hipin në metro dhe kthehen në shtëpi. Ecni më këmbë!” apeloi Cveta Karajançeva, duke i komentuar protestat dhe atë që është kryer nga partia drejtuese GERB deri në këtë moment. Rezultati është në dukje-rrjetet sociale janë të përmbushura me statuse “Ec më këmbë”, kurse politologët flasin për konflikt socio-kulturor, i cili do të ndikojë seriozisht mbi përkrahjen për partinë në zgjedhje eventuale përpara afatit ose madje dhe në zgjedhjet e rregullta të radhës gjatë muajit mars.

“Partia GERB drejton në inat, duke humbur vazhdimisht në një plan elektoral thotë politologu Ivo Inxhov në një intervistë të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare-programi “Horizont” dhe shton: Mbase ka ndonjë farë varësish, të cilat e pengojnë kryeministrin Borisov që të japë dorëheqjen. Hipotezat janë thithjen e rrjedhës së parave, mbulimin dhe fshehjen e ndonjë farë gjurmëve në drejtim, madje dhe spekulime se Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë nuk e lejon që të japë dorëheqje. Partia GERB drejton në inat, me një urrejtje të madhe jo vetëm ndaj protestuesve, por natyrisht dhe ndaj një pjese të madhe nga shoqëria, e cila i përkrah protestat. Kurse gjuha arrogante e kryetares së parlamentit Cveta Karajançeva po vendos gjithnjë e më shumë njerëz personalisht jo vetëm kundër saj, por dhe kundra mënyrës në të cilën funksionon partia GERB”.

Sipas politologut Ivo Inxhov gjuha politike e kuadrove politike drejtuese në partinë GERB kthehet si bumerang ndaj kësaj force politike, kurse kjo i irriton gjithnjë e më shumë njerëzit, sepse përtej protestës kundra korrupsionit konflikti tanimë është socio-kulturor - “kuptim për tjetrin, komunikim me tjetrin, qëndrim ndaj tjetrit” - kjo gjithnjë e më shumë po i acaron dhe zemëron njerëzit.

Ajo e cila po ndodh në Bullgari hyri në rendin e ditës të parlamentit evropian. Protestat në vend nuk regjistrojnë të njëjtin masivitet si në fillim të muajit korrik dhe mundësia që qeveria të çojë deri në fund mandatin e vet del në një plan më të parë.

Nuk është e domosdoshme që çdo ditë të ketë nga 10-20 mijë veta në rrugë, sepse protesta tanimë ndryshoi jo vetëm rendin e ditës të Bullgarisë, por e futi Bullgarinë në fokusin  e mediave botërore dhe të institucioneve evropiane. Në qoftë se partia GERB shkon deri në zgjedhje të rregullta, ajo do të dalë me shumë më pak përqindje, në qoftë se tani japin dorëheqje”, komenton Inxhov përpara Radios Kombëtare Bullgare.

Nëse do të ketë një renditje të re në hapësirën politike në Bullgari - do të kuptojmë. Gjatë fundjavës së kaluar ish i dyti në partinë GERB Cvetan Cvetanov themeloi dhe kryesoi projektin e vet politik “Republikanë për Bullgarinë”. Si zëvendës i tij qe zgjedhur Pavell Vëllnev, një biznesmen bullgar nga Çikagoja, gjë e cila konsiderohet si një shenjë se një nga prioritetet e partisë së re do të jetë kujdesi për bullgarët jashtë shtetit dhe për garantimin e së drejtës së tyre të marrin pjesë në zgjedhjen  përmes votimit elektronik. Cvetanovi u zgjati dorë bullgarëve protestues në vend dhe jashtë shtetit, duke deklaruar se ata që dinë dhe që mundin kanë vend në këtë projekt dhe duke u shpallur për votimin elektronik, i cili është mes kërkesave kryesore të protestuesve.

Ky formacion me siguri do të rrëzojë nga ana elektorale partinë GERB dhe do të shkëpusë “të paktën disa për qind”. Forcat e partisë “Republikanë për Bullgarinë” nuk do të arrijnë për të hyrë në parlament, por do të dobësojnë edhe më partinë GERB prognozon politologu Ivo Inxhov.

Filloi të flitet dhe për mundësi që kjo parti të hyjë në koalicion me forcat e djathta. Mirëpo, “Bullgaria Demokratike” do të ketë mendjen se me kë hyn në koalicion, me qenë se çdo një mundësi qoftë dhe hipotetike për koalicion me partinë GERB kritikohet shumë jo vetëm nga anëtarët e partisë, por dhe nga simpatizantët nga lëvizja e djathtë në vend.  

Sa i përket partisë më të vjetër në Bullgari - Partia Socialiste Bullgare (BSP), po kështu nuk mungojnë ndryshime dhe pikëpyetje. Pasi Partia Socialiste Bullgare rizgjodhi Kornelia Ninovën për drejtuese të vet, në kongres të vet gjatë ditëve të pushimit, ajo formoi një Këshill të ri Kombëtar. Në organin drejtues të partisë nuk gjetën vend persona të shënuar si presidenti i Partisë Socialiste Evropiane Sergjej Stanishev, Valeri Zhabljanov-Zëvendëskryetar i Legjislaturës së 44 të Kuvendit Popullor, deputeti Gjeorgji Pirinski e të tjerë. Tani zonja Ninova do të ketë pas vete një Këshill të Konsoliduar Kombëtar, në të cilin janë shumë pak personat e spikatur dhe ajo shumë pak do të jetë e kritikuar, prognozon Inxhov. Në Partinë Socialiste Bullgare do të ketë jo një opozitë të vlerave, por një opozitë koniunkturale, shtoi ai. Sipas politologut pyetja e madhe është nëse në Partinë Socialiste Bullgare do të formohet një krah i majtë, i cili do të marrë parasysh vlerat e shekullit të 21, si problemet ekologjike dhe të drejtat e pakicave për shembull, kështu që partia të mos të jetë e fiksuar vetëm mbi temën sociale. “Në qoftë se një rrymë e tillë nuk krijohet, Partia Socialiste Bullgare nuk ka shans për t’u zhvilluar dhe do të mbetet e konservuar”.  

Ka shanse që Partia Socialiste Bullgare e Ninovës ta fitojë partinë GERB, pavarësisht dhe me pak, prognozon analizatori:  

“Në plan kombëtar duhet të llogarisim efektin nga agonia politike në vazhdim sa më shumë vonojnë zgjedhjet, kaq më shumë do të dobësohen pozitat e partisë GERB. Shumica në heshtje, e cila i përkrah protestat, do të inatoset edhe më shumë. Përveç kësaj, në qoftë se ka një aktivitet më të madh zgjedhor, siç janë pritjet, ai do t’i drejtohet po kështu partisë GERB”, shënoi akoma politologu në intervistën për Radion Kombëtare Bullgare.  

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD
Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD
Bojko Borisov dhe Rosen Zheljazkov

Një kabinet i mundshëm i GERB-it do të vendosë 3 prioritete

Qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm është miratimi i një buxheti. Synimi i dytë është Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Eurozona është një çështje politike dhe nëse ka një qeveri, ne mund ta lëvizim atë. Pas kësaj, ne mund të shkojmë me..

botuar më 24-07-01 11.55.PD