“Sulmi i protestuesve kundër Lëvizjes për të Drejta dhe Liritë (DPS) /partia e tirqve etnikë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari/ tregon mungesën e perspektivës, mungesën e vizionit të qartë dhe të ideve nga ana e organizatorëve të protestës”. Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë Mustafa Karadajë me rastin e ditës së 78 të protestës, kur protestuesit godisnin me vezë centralin e DPS-së, transmetoi BTV.
Karadajë rikujtoi se shpeshherë forca të veçanta politike përpiqen të vijnë në pushtet duke përdorur retorikë kundër DPS-së. Ai nënvizoi shprehimisht se tashmë 4 vjet partia e tij këmbëngul për dorëheqjen e qeverisë.
DPS bëri thirrje për protestë paqësore dhe dialog për daljen nga kriza politike.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..