Fëmijë nga Taraklia e Moldavisë u dalluan nga Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit. Në edicionin e 11 të konkursit për fëmijë dhe adoleshentë të agjencisë për këndim “Ljubka Rondova” morën pjesë 72 interpretime të 39 pjesëmarrësve individualë dhe 9 grupeve vokale.
Pjesëmarrësit e moshës nga 6 deri në 18 vjeç mbërritën nga Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Qiproja, Moldavia, SHBA-ja, Ukraina, Hungaria dhe Franca.
Në kategorinë “interpretues individual” Çmimin e Madh për këngë estrade e fitoi nxënësja nga gjimnazi i qytetit Taraklia Ksenia Todorova me këngën “Trëndafili Bullgar”. Çmimin e posaçëm të shkollës bullgare në degën “Grupe të muzikës së dhomës” u fitua nga Shkolla Rajonale për Arte në qytetin Taraklia, transmetoi BTA.Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..
Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..
Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy..