Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Plovdiv - një traditë, ku asgjë nuk është si dje

Foto: BNR

Me një energji të bashkuar dhe shumë emocion sot feston ekipi i Radio Plovdivit si dhe muzikantët nga Big Bendi “Plovdiv” i cili është një pjesë e rëndësishme nga struktura muzikore dhe krijuese e medias kombëtare. Me një program të posaçëm festiv # BASHKË Radioja dhe Orkestra do të festojnë dy ditëlindje - 65 vjetorin e Radios Plovdiv dhe 20 vjet Big Bendi “Plovdiv”. Ngjarja do të jetë në skenën e Teatrit Antik në qytet dhe organizohet me ndihmën e Bashkisë së qytetit Plovdiv, të institutit bashkiak “Plovdivi i Lashtë” dhe Fondacioni “Plovdiv 2019”.

Për 20 vjetët e vet “Big Band Plovdiv”, me themelues dhe drejtues Nikollaj Geshev ka zhvilluar dhjetëra koncerte në të gjithë vendin me pothuajse të gjithë xhaz dhe pop interpretuesit e njohur në Bullgari. Ka krijuar dhe repertorin e vet me të cilin njihet dhe ka publikun e vet të besuar.

Më 2 qershor 1955 tingëllon për herë të parë në eter sinjali i Radio Plovdivit. Me kalimin e kohës ajo u imponua si radioja më e dëgjuar regjionale në Bullgarinë Jugore. Si një nga nëntë programet regjionale të Radios Kombëtare Bullgare, ekipi i tij siguron një informacion të vërtetë, të saktë dhe objektiv për jetën në regjion 24 orë . Por, përveç se në një frekuencë prej 94.0 MHz, transmetuesit e fuqishëm sigurojnë mbulimin e programit të Plovdivit deri në rajonin e Panagjurishtes, deri në fushën të Zllaticës dhe të Pirdopit, fushën e Sofjes dhe Trakinë Perëndimore. Dhe jo në vend të fundit-programi i radios regjionale i pari në Bullgari (akoma gjatë marsit të vitit 1998) u paraqit online në Internet.

Për ne është e rëndësishme të provokojmë një debat shoqëror, sepse në ndeshjen e mendimeve bëhemi më të informuar, më të pavarur, më të lirë , por dhe më tolerantë”-thotë për qasjen gazetareske në median regjionale kryeredaktori Marin Danev. Ai rikujtoi dhe moton, pas së cilës qëndrojnë kolegët në Plovdiv:  “Po vazhdojmë një traditë, ku asgjë nuk është si dje...”


Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..

botuar më 24-08-23 3.30.MD

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD