Ish-zëvendëskryetari i partisë në pushtet GERB Cvetan Cvetanov nënvizoi para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) se Bojko Borisov e ka bërë partinë e vet peng të mbijetesës së kabinetit të tij.
Sipas prognozave të Cvetanovit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të gjitha partitë kryesore do të marrin jo më shumë se gjysmë mln vota. Ai nënvizoi gjithashtu se Parlamenti i ardhshëm do të formohet nga një rreth më i gjerë prej forcave politike.
Tjetër është çështja nëse do të mund të zgjidhen kundërshtimet me vendime të përbashkëta politike.Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..