Në qoftë se zgjedhjet ishin sot për partinë GERB do të votonin 20.5% nga bullgarët, për Partinë Socialiste-19.6%. Për projektin e ri –“Ka një popull të tillë” - 14.9%, për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë-9.9%, për Bullgarinë Demokratike - 9.4% dhe për Ngrihu.Bg- 4.6%. Këtë e tregojnë të dhënat e monitorimit tremujor të qëndrimeve socio-politike të qytetarëve bullgarë të agjencisë Alpha Research. Dy të tretat nga elektorati - 66.2% vazhdojnë të shprehin një mbështetje parimore për protestat në vend, pavarësisht nga rezervat lidhur me përbërjen e tyre dhe mjetet shprehëse. 10.1% nga ata të cilët janë të vendosur se do të votojnë akoma janë duke zgjedhur se cilin do të përkrahin, gjë e cila mund të riorganizojë një numër pozicionesh në një situatë reale votimi, pohojnë sociologët.
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..