Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulpia Escus – histori për ngritjen dhe shkatërrimin

Foto: Veneta Nikollova

Dikur ai ka qenë një nga qytetet më të bukura e joshëse përgjatë Danubit. Sot mbeturinat e tij janë të shpërndara mbi një sipërfaqe të madhe në rrethinat e fshatit Gigen. Kolonat e mëdha me kapitel, konzolat e bukura fine dhe blloqet prej mermeri janë të shpërndara në mënyrë kaotike njëri mbi tjetrin sikurse që këtu  ka kaluar një fatkeqësi e paparë natyrore. Ulpia Escus antik sot është në një gjendje të shkatërruar dhe në harresë.


Në të kaluarën  kjo ka qenë kolonia më e rëndësishme e provincës romake Dollna Mizija. Tempuj mbresëlënës, godina të bukura dhe bulevarde të gjera me dyqane, të gjallëruara në çdo kohë nga kalimtarët dhe tregtarët e mallrave të importuar nga të gjitha krahinat e perandorisë...

“Forma e qytetit është një pesëkëndësh, i rrethuar me mure shumë të trasha rrethuese, me porta, me kulla...Në përgjithësi një pamje madhështore ka pasur Escusi antik! - tregon Vlladimir Najdenov - arkeolog në muzeun historik të qytetit Pleven. Është gjendur përgjatë shtratit të lumit Danub, që me kalimin e kohës, ka lëviz. Afër ka qenë dhe lumi Iskër, lumi më i gjatë bullgar i cili ka qenë i mbushur me shumë ujë atëherë. Mbase rreth Escus ka pasur dhe port. Në rrethinat kanë ekzistuar dhe vendbanime përkatëse. Aty kanë jetuar zanatçinj, tregtarë, ka pasur dhe disa nekropole....”


Rrugët të cilat kryqëzohen në kënde të drejta në drejtim Veri-Jug dhe Lindje Perëndim, kanë formuar lagjet e qytetit, kurse një pjesë nga godinat kanë qenë ndërtuar me një mermer jeshil, të sjellë nga rajoni i qytetit të sotëm Bresha në Itali. Ulpia Oescus ka disponuar dy terma/banja/ shumë mirë të pajisura, ku populli është çlodhur dhe ka diskutuar çështje të rëndësishme.

Por zemra e qytetit ka qenë Forumi - rreth tij ka vluar jeta shoqërore dhe politike. Arkeologët ndeshen dhe mbi mbeturina nga një bazilikë qytetare me përmasa jashtëzakonisht të mëdha /100 metra në 25 centimetra/. Aty është formuar tregtia, prodhimi i enëve dhe dhënia e drejtësisë në koloninë antike” - pohon Vlladimir Najdenov. Ulpia Escus është krenuar me dy kishat e veta të bukura. “Bëhet fjalë për kishën e Trinitetit të Kapitolinës i cili dukur ka qenë një kompleks i tërë prej tre ndërtesave të veçanta, kushtuar perëndive Jupiter, Junona dhe Minerva dhe kisha e perëndeshës Fortuna-përkrahëse e kolonisë”, tregon Vlladimir Najdenov.


Kolonia përjeton çastin e vet hyjnor gjatë drejtimit të perandorit Kostandini i Madh gjatë shekullit të 4.

“Ndoshta dritëza e fundit e Oescusit është vizita e perandorit Konstandin për inaugurimin e urës mbi lumin Danub - thotë Najdenov. Kjo ka ndodhur më 5 korrik gjatë vitit 328. Pajisja ka lidhur Escusin dhe qytetin Suçidava, të vendosur në bregun përballë, në territorin e Rumanisë së sotme”.

Ura ka qenë prej druri, por me themele prej guri dhe me një gjatësi mbi 1 kilometër - një çudi e vërtetë e mendimit të një inxhinieri në antikitet! Por, pak pas kësaj fillon shpërbërja në etapa të qytetit. Në fund të shekullit të 4 ai bëhet viktimë e sulmeve gote. Më vonë është i sulmuar shumë herë me radhë nga hunët, kurse pas fundit të shekullit të 6 dhe nga avarët, bullgarët dhe sllavët. Pak nga pak Ulpia Escus e lulëzuar kthehet në një koloni provinciale në rënie. Në fund të shekullit të 6 kjo pjesë e Ballkanit është tronditur nga një tërmet shkatërrues. Ky është fundi i një legjende, për të cilën sot shume pak veta kujtohen!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hisarja pret festivalin e parë antik "Dioklecianopolis - Udhëkryqi i kohës"

Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..

botuar më 24-04-05 7.15.PD
Kisha bullgare

164 vjet më parë në Kostandinopojë u shpall pavarësia kishtare bullgare

Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit..

botuar më 24-04-03 11.41.PD

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD