Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një projekt evropian mbështet zbatimin e inovacioneve në luftën kundër katastrofave

Një temë nga rrjeti radiofonik evropian "Euranet Plus"

Foto: resilocproject.eu

Si një nga programet më të mëdha për studime shkencore dhe inovacione deri tani, “Horizont 2020” gëzon një përkrahje politike nga ana e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian. Me ndihmën e tyre programi arriti të transportojë një pjesë të konsiderueshme të zbulimeve dhe të ideve shkencore nga laboratori në treg. Diçka më shumë - në sajë të iniciativave dhe nismave kërkimore, të financuara mbi programet e ndryshme të Komisionit Evropian , industria dhe shkencëtarët filluan të bashkëpunojnë më aktivisht.

Pikërisht ky është drejtimi i Resiloc, një projekt ndërkombëtar, i financuar nga programi “Horizont 2020”, në të cilin Bullgaria përfaqësuar nga Institutit Ballkanik për politikën Sociale dhe të Kryqin të Kuq Bullgar, është në partneritet me Italinë, me Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Norvegjinë, Slloveninë dhe Greqinë. Mes qëllimeve të tij bazë është që të mund t’i bëjë njerëzit nga një bashkësi e caktuar më të aftë të reagojnë mbi fatkeqësi të ndryshme - qofshi ato tërmete, përmbytje, ose zjarre. Akoma për qëllimin  dhe dobinë prej projekteve të ngjashme, tregon Jordan Dimitrov nga Instituti Ballkanik mbi punën dhe politikën sociale, ekspert në fushën e programeve evropiane.


“Në qoftë se deri tani theksi ka qenë të forcohet kapaciteti për punë me fatkeqësitë në një nivel kombëtar ose në nivelin - qytet i madh, gjithnjë e më shumë dëgjohen zërat për këtë se, bashkësitë e veçanta, lagja e veçantë, rruga e veçantë, duhet të kenë kapacitetin e vet personal për të përballuar një tip të caktuar krizash. Ne që të gjithë jemi bërë dëshmitarë gjatë fatkeqësive të mëdha, se si një lagje e caktuar ose një rrugë të caktuar kanë qenë të prekura më shumë se të tjerët, për shembull - ka më tepër viktima ose dëme aty. Gjë e cila do të thotë se, njerëzit në një nivel të bashkësisë së vogël duhet të kenë  dhe kapacitetin e vet personal për reagim dhe për përballimin e krizave.”

Në kuadrin e projektit ekzistojnë tri lloje bashkësish. Këto janë bashkitë e vogla, të mesme dhe të mëdha. Në shtetet e ndryshme partnere të projektit, aplikohet dhe një qasje e ndryshme gjatë përballimit të fatkeqësive. Disa janë më të përparuar, kurse të tjerë –akoma po vazhdojnë të kërkojnë vendimet më të mira. Qëllimi ynë është që përmes Resiloc të formohet efekti në një nivel të përgjithshëm evropian, duke i bërë bashkësitë vendase më rezistuese gjatë një reagimi mbi llojet e ndryshme të fatkeqësive. Projekti është me kohëzgjatje prej 3 vjetëve dhe një mbulim financiar prej 5 milionë eurosh. Ai do të  ofrojë shumë qasje inovative për menaxhimin e katastrofave - thotë Jordan Dimitrov:

“Një pjesë shumë e rëndësishme nga ky projekt është kapitali social, sjellja sociale e njerëzve, kurse këto janë gjëra, për të cilat nuk gjendet lehtë një informacion. Grumbullojmë informatë si për infrastrukturën fizike, për gatishmërinë e komuniteteve, si dhe për ndjenjën e tyre për rrezik, sepse rreziqe ka, por njerëzit nuk i konsiderojnë si të tilla, kështu dhe për lidhjen e tyre shoqërore. E gjithë kjo nuk është matur dhe ka vështirësi të shumta. Kur mblidhet një informacion i tillë ne do t’u propozojmë masa të ndryshme për forcimin e aftësive të tyre për të përballuar fatkeqësinë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD