Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kiçka Hristova: “Muzika është shpëtimi në këto kohë të vështira”

Foto: kichkahristova.com

Gjatë këtij viti këngëtarja popullore Kiçka Hristova shënon disa ngjarje të rëndësishme në jetën e saj. Ndër to është vjetori i 20-të i krijimit të Formacionit Folklorit “Gallateja” pranë Vatrës së Kulturës “Vasill Levski – 1927” në lagjen Gallata të qytetit Varnë dhe 40 vjet nga formimi i Korit Popullor “Neranza” pranë Vatrës së Kulturës “Elin Pelin – 1977” prapë në Varnë. Me këto dy formacione të krijuara dhe të udhëhequra prej saj, ajo ndihet e kënaqur për sukseset e arritura.

Aktualisht po përgatit xhirimin e videove të pesë këngëve nga repertori i vet. “Në këto kohëra të vështira mendova shumë mbi vlerat e vërteta të jetës – thekson Kiçka Hristova. – Dhe zbulova se muzika është shpëtimi.”

Për të mësuar më shumë për këngëtaren popullore bullgare Kiçka Hristova vizitoni publikimin e Radio Bullgarisë: Kiçka Hristova: “Kam dëshirë që këngët e mia të arrijnë deri në çdo zemër e cila rreh në ritmin e folklorit bullgar”



Më shumë nga rubrika

Në folklorin bullgar Shën Dhimitër posedon forcë të madhe shpirtërore

Dita e Shenjtorit Dhimitër është një nga festat e mëdha të krishtera. Kjo është dita në të cilën nderojmë kujtimin e Dëshmorit të Madh Shën Dhimitër Mirotoçivij. Ai lindi në Selanik në shekullin e III. Ishte bir i kryebashkiakut të qytetit, i cili..

botuar më 20-10-26 6.05.PD

Bulgarian bag – vegla bullgare për trajnim cilësor

Bulgarian bag – ky është emri i një vegle unike sportive, e cila fiton një popullaritet gjithnjë e më të gjerë në botë, si në fitness, ashtu edhe në një sërë sportesh të tjera. Forma specifike i detyrohet analogjisë për qengjin, të cilin..

botuar më 20-10-24 5.00.PD

Zllata Mëglenska – mbrojtësja e bullgarëve jashtë shtetit

Sot të krishterët ortodoksë në Bullgari nderojnë shenjtoren Zllata Mëglenska – përkrahëse dhe mbrojtëse e bullgarëve jashtë kufirit. Ajo ka jetuar gjatë zgjedhës turke në shekullin XVIII në fshatin Sllatino, i cili sot gjendet në territorin e Greqisë. Në..

botuar më 20-10-18 5.05.PD