Adhuruesit e bozës tradicionale bullgare sot mblidhen për Festën e Bozës në qytetin Radomir. Në fillim të shekullit të kaluar qyteti ka qenë qendra e prodhimit të bozës dhe ka pasur shumë bozaxhinj. Mjeshtrit më të vjetër e kanë prodhuar bozën nga mielli prej meli. Në Shtëpinë e Stojos, e cila është monument i kulturës, do të prezantohet ekspozita me enë dhe sende të vjetra të lidhura me zanatin e prodhimit të bozës. Frekuentuesit do të njihen me teknologjinë më të vjetër të prodhimit dhe do të mësojnë specifikat në prodhimin e bozës. Një nga atraksionet është ekspozita me vizatime fëmijësh “Prodhimi i bozës në qytetin Radomir”.
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..