Gjatë 11 viteve të fundit Bullgaria i ka rritur tri herë aktivet e saj neto për frymë të popullsisë deri në 9 586 euro. Këtë e shkroi në profilin e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov, duke u mbështetur te një studim i kompanisë gjermane të sigurimeve Allianz.
“Në saje të rezultateve të mira gjatë disa viteve të fundit familjet bullgare janë përgatitur për krizën. Kjo nuk na qetëson por na inkurajon që të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë. Politika e arsyeshme fiskale, luftimi i kontrabandës dhe investimet na lejuan që të rritim për herë të radhës me akoma 10% pagat në sektorin buxhetor, vuri në dukje Borisov.
Ai rikujton se qeveria do t’u japë pensionistëve një shtesë prej 25 eurosh në muaj deri në fund të pandemisë dhe do të vazhdojë me politikat e saj të ndihmës së biznesit, të cilat kanë ruajtur 300,000 vende pune.Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..
Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..