Gjatë 11 viteve të fundit Bullgaria i ka rritur tri herë aktivet e saj neto për frymë të popullsisë deri në 9 586 euro. Këtë e shkroi në profilin e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov, duke u mbështetur te një studim i kompanisë gjermane të sigurimeve Allianz.
“Në saje të rezultateve të mira gjatë disa viteve të fundit familjet bullgare janë përgatitur për krizën. Kjo nuk na qetëson por na inkurajon që të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë. Politika e arsyeshme fiskale, luftimi i kontrabandës dhe investimet na lejuan që të rritim për herë të radhës me akoma 10% pagat në sektorin buxhetor, vuri në dukje Borisov.
Ai rikujton se qeveria do t’u japë pensionistëve një shtesë prej 25 eurosh në muaj deri në fund të pandemisë dhe do të vazhdojë me politikat e saj të ndihmës së biznesit, të cilat kanë ruajtur 300,000 vende pune.Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..