Për stinën dimërore do të shpresojmë krejtësisht tek turistët bullgarë, deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar kryetari i Asociacionit Bullgar të Lokaleve Riçard Alibegov.
Pritet që të vijnë turistë nga Rumania dhe Izraeli. Bullgarët treguan se i pëlqejnë vendpushimet tona. Ne pamë se çfarë ndodhi verën. Në jug të Burgasit ishte plotë njerëz deri më 15-20 shtator. Duke pasur parasysh situatën jashtë shtetit ka pak të ngjarë që nga atje të vijnë turistë.
Turisti bullar do ta shpëtojë sektorin, ishte kategorik Riçard Alibegov. Sipas fjalëve të tij pronarët e restoranteve kanë marrë sigurimin e Ministrit të Shëndetësisë se lokalet nuk do të mbyllen, por duhet të shtrëngohet kontrolli dhe të kontrollohet respektimi i masave kundër koronavirusit.Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses...
Këtë vit moti është në anën e turizmit bullgar! Falë temperaturave të larta, pushimet e fundjavës në male apo në fshat janë “aktivizuar” tashmë që në fillim të prillit. Moti i ngrohtë solli drejt plazhit pushuesit e parë të padurueshëm përgjatë..
30% e hoteleve në pushimoren Sllënçev Brjagnë Detin e Zi do të hapen më 1 maj. Bëhet fjalë për hotele të kategorisë së lartë për të cilët janë bërë rezervime nga turistë bullgarë, rumunë dhe grekë. “Çmimet e paketave turistike për këtë verë janë..