Anëtarët e Komisionit Bullgaro-Maqedonas janë profesionistë, ata do të kërkojnë dhe mbrojnë si deri tani të vërtetën historike. Mesazhi im ndaj tyre është se politikanët nuk mund të abdikojnë nga ky proces i rëndësishëm për Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe BE-në, tha Presidenti Rumen Radev gjatë festimit të Ditës së Forcave Ushtarake Ajrore Bullgare, transmetoi BGNES.
Më në fund duhet të gjendet vendimi politik, i cili të imponojë të gjitha parimet e respektimit të historisë, të fqinjësisë së mirë, të identitetit dhe gjuhës sonë. Kjo është përgjegjësi para se gjithash e shtetit-kandidat për anëtarësim në BE. Gjithmonë mund të bëhen kompromise, por ato janë të papranueshme po të bëhet fjalë për historinë, identitetin dhe gjuhën, ose për kërkesa për shpalljen e pakicave kombëtare, nënvizoi Radev.Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..