Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot nderojmë “engjëllin tokësor” Shën Joan Rillski

Foto: arkiv

Më 19 tetor Kisha Ortodokse Bullgare kremton solemnisht transferimin e lipsanave të Shën Joan Rillskit në Sredec (Sofja e sotme) dhe kanunizimin e tij zyrtar si shenjtor. E quajnë çudibërës, sepse me emrin e shenjtorit janë lidhur shumë dëshmi të lutjeve të dëgjuara dhe të shërimit hyjnor të sëmundjeve të ndryshme.

Që si i gjallë Joan Rillski fitoi në trojet bullgare famën e ndërmjetësit të Zotit. Megjithëse jetonte shumë vite në vetmi të plotë në pyllin e malit Rilla njerëzit vazhdimisht e kërkonin për përkrahje dhe mbrojtje. Pasi vdiq më 18 gusht të vitit 946 e varrosën në shpellën afër Manastirit të Rillës të themeluar nga ai.

Pas ca kohe ai u shfaq para vëllezërve murgj dhe i porositi për t’i transferuar lipsanat e tij në Sredec. Më 1 korrik 1469 murgjit i kthyen eshtrat në Manastirin e rinovuar të Rillës, ku edhe sot e kësaj dite besimtarët kërkojnë mbrojtjen e Shenjtorit.

"Nuk disponojmë të dhëna të mjaftueshme për të – vë në dukje ati Bojan Sarëev. Koha në të cilën ka jetuar është e largët, në fund të shekullit IX dhe në fillim të shekullit X. Këto kanë qenë kohëra të vështira dhe të sëmura për popullin dhe shtetin. Korrupsioni në rrethet e larta politike ka qenë i madh, ka pasur sekte. Ndërsa prishja morale i kishte poshtuar të gjitha shtresat e shoqërisë. Pikërisht në këto kohëra të rënda Zoti e e dërgoi Shën Joan Rillskin që të na tregojë të vërtetat e Ungjillit të Shenjët."

Tërë intervistën me atin Sarëev mund ta lexoni në publikimin “Shën Ivan Rillski – mbrojtësi i Bullgarisë” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Që nga viti 1995 e këtej dita e Shën Joan Rillskit – 19 tetori, shënohet edhe si Dita e Mjekut Bullgar.


Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bullgar përpiloi një libër-muze të kulturës trake

Kush ishin argjendarët e parë në botë? Në mesin e tyre padyshim janë trakët, të cilët kanë banuar në tokat bullgare që nga epoka e bronzit e deri në kohën e perandorëve romakë. Dhe a e dini se ka mbi 80 thesare trake në muze dhe koleksione në të gjithë..

botuar më 24-02-26 4.55.MD
Godina e „Radio Sofjes“

Kur BNR fliste polonisht

Sot programi i gjuhëve të huaja të BNR - "Radio Bulgaria" - "flet" në 11 gjuhë. Me kalimin e viteve disa janë shtuar, të tjera janë hequr nga numri total... I tillë është edhe fati i programeve në polonisht . Ato transmetoheshin në "Radio Sofje", siç..

botuar më 24-02-16 7.30.PD
Shën Kirill filozof

1155 vjet më parë Shën Kirili Filozof vdiq në Romë

Më 14 shkurt, Kisha Ortodokse Bullgare përkujton Fjetjen e Shën Kirilit Sllavobullgar - shkencëtar, teolog, edukator, krijues i alfabetit të parë sllav dhe një nga figurat më të ndritura të Evropës Mesjetare. I lindur në Selanik në vitin 827 me emrin..

botuar më 24-02-14 12.05.MD