Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Georgiev – për profesionin “shkencëtar i ri”

Foto: fund13veka.bg

Në natyrë dhe për më tepër në botën e kafshëve, disa nga ngjyrat më zbukuruese dhe më të spikatura e të ngopura nuk vijnë nga pigmentet, por nga mbivendosja dhe thyerja e dritës. Një shembull për këtë janë shumë amfibë dhe zvarranikë, zogj dhe insekte. Ngjyrosja e tyre, e njohur akoma si iridescence /ylbertësi/, varet nga struktura e indeve të tyre, mbi të cilët bie drita në bazë të një mënyre të caktuar.

Ky fenomen natyror i frymëzon shkencëtarët të krijojnë një teknologji, e cila përdor shtresa të ngjashme strukturore, të quajtura kristale fotonike. Aplikohet me një sukses në teknologjinë e censorit, në mjekësi, elektronikë e të tjera. Kështu për shembull në diagnozën e hershme të diabetit, teknologjia jep mundësi shumë shpejt, fare lehtë dhe pa mjete të shumta të ndiqet ndryshimi i sasisëяë acetonit në frymën e pacientëve. Në mbrojtjen e natyrës, ajo gjen aplikim në vërejtjen, analizën dhe vlerësimin e ndotjes së ajrit.

Në këtë fushë të shkencës është dhe disertacionii doktoratës së shkencëtarit të ri Rosen Georgiev*, i cili studion cilësitë e njërit prej elementeve në përbërjen e teknologjisë (oksid niobiumi). Ndaj kësaj materie e tërheq profesoresha Cvetanka Babeva nga Instituti për materiale dhe teknologji optike, e cila publikon një shpallje për student doktorant. “Vajta në intervistë dhe isha i mahnitur nga tema - kujtohet Roseni për takimin e tij të parë me profesoreshën Babeva, e cila e fut në veprimtarinë studimore në hulumtim. Nën drejtimin e saj tanimë jam doktor dhe po vazhdoj akoma të zhvillohem në shkencë”.

Të jesh një shkencëtar i ri në Bullgari është gjë e vështirë, por jo dhe e pamundur.

“Kur ke një përkrahje - njohjen nga ana e publikut dhe një njeri si drejtuesi im i diplomës - nuk ka gjëra të pamundura - është kategorik Rosen. Ajo e cila më frymëzon është dëshira ime të bëj shkencë dhe të përparoj. Do të thosha se jam shumë ambicioz. Tani vonë u bëra mentor i studentëve të rinj, nga universitetet e ndryshme në Bullgari. Në Akademinë Bullgare të Shkencave nuk kemi studentë të shumtë, por puna me këta njerëz të rinj shkaktoi tek unë një stimul të madh për punë. Dhe kur atyre u është interesante shkenca - ata të përmbushin me energji dhe dëshirë të punosh në mënyrë më intensive në sferën e shkencës. Unë e kam bërë magjistraturën time jashtë shtetit,  e di sesa e dobishme është kjo për zhvillimin. Në qoftë se ata duan të mbeten në Bullgari, mendoj t’u tregoj në praktikë, se dhe këtu mund të mësojnë shumë”.

Shkenca kërkon mjete jashtëzakonisht të shumta si dhe resurse si në plan personal, kështu dhe në plan ekonomik. Shkencëtarët në Bullgari janë me të ardhura minimale dhe vështirë shpëtojnë, në ndryshim nga kolegët e tyre në vendet e tjera evropiane, ku shkenca është një pjesë e rëndësishme e politikës së shtetit.


“Po të jesh shumë këmbëngulës dhe punon shumë, mund të zësh një nga vendet e pakta në Bullgari dhe të vazhdosh të zhvillohesh - thotë Rosen. E vërteta është se balancimi është diçka shumë e vështirë. Duke punuar për shkencën në Bullgari, vështirë mund të mbahet familja. Mundësia e vetme është t’i përkushtohesh krejtësisht punës, të arrish rezultate të larta dhe atëherë të mund të arrish të nxjerrësh të ardhura të mira dhe të qëndrueshme. Por, nga kjo do të vuajë jeta jote personale. Prandaj secili duhet të gjejë balancimin në vetvete, nëse është gati të punojë jashtëzakonisht shumë dhe të rrezikojë jetën e vet personale.”


* Doktorant në Institutin e Materialeve dhe Teknologjive Optike “Akademik Jordan Malinovski”në Sofje.

Autor i publikimeve të shumta në botime të ndryshme shkencore.

Fitues i çmimeve për pjesëmarrje në konferenca shkencore dhe i Çmimit për zbatimin e një projekti rinor mbi programin për të ndihmuar shkencëtarët e rinj dhe doktorantët në Akademinë Bullgare të Shkencave-2017.

Bursist i qeverisë franceze për një vizitë dymujore shkencore në Laboratorin e Katalizës dhe Spektrokimisë në Caen, Francë dhe në Federatën Botërore të Shkencëtarëve.  

Në vitin 2020 është ndër gjashtë të nominuarit për Çmimin Kombëtar për talent të ri në art dhe në shkencë të Fondit Kombëtar “13 shekuj Bullgaria”


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: fund13veka.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Budin Mihov

Prof. Budin Mihov dhe librat e tij me famë botërore për biokiminë dhe mjekësinë

Mjekësia molekulare, kimia medicinale, biokimia, patologjia molekulare, farmakologjia molekulare - këto janë disa nga temat mbi të cilat Prof. Budin Mihov punon për 30 vjet. Vetë ai thotë se është një shkencëtar i nivelit botëror dhe vëllimi i veprave..

botuar më 23-11-27 5.25.MD
Shoqata Bullgare e Picajolëve

Mjeshtri më i mirë i picës klasike në botë është një bullgar 23-vjeçar nga qyteti Shumen

Kampioni botëror i picës ende nuk mund ta perceptojë atë që i ka ndodhur. Svetosllav Mitev është vetëm 23 vjeç, jeton në Shumen dhe deri pak kohësh punonte si shpërndarës i thjeshtë picash në një restorant vendas. Por jeta është plot të papritura,..

botuar më 23-11-22 7.30.PD
arkiva personale e Asen Asenov

Trashëgimia e rilindasit Dr. Georgi Llazarov do të vazhdojë të bashkojë komunitetin bullgar përtej Oqeanit

Nuk janë të paktë bullgarët për të cilët ia vlen të flitet më shpesh edhe pas vdekjes së tyre, sepse lanë gjurmë në sfera të ndryshme shoqërore. Disa prej tyre e bëjnë atë në vendin tonë, të tjerët - në emigracion. Sot po flasim për kirurgun Georgi..

botuar më 23-11-17 7.30.PD