Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpallën klasifikimin e kandidatëve për studentë jashtë Bullgarisë për shkallën master

Foto: Ani Petrova

Ministria e Arsimit shpalli klasifikimin e parë të kandidat-studentëve bullgarë që jetojnë jashtë Bullgarisë, si dhe të shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të cilët do të bëjnë studime pë shkallën Master pasi kanë mbaruar arsimin e tyre të lartë në shkollat e larta bullgare gjatë vitit akademik 2020-2021.

Brenda një afati prej 3 ditësh kalendarike pas shpalljes së klasifikimit aplikantët duhet të ripohojnë dëshirën e tyre, ose të deklarojnë se heqin dorë nga specialiteti, ku janë klasifikuar. Kjo mund të ndodhë përmes platformës elektronike për aplikim të Ministrisë. Në rast se brenda afatit treditor nuk është zgjedhur një prej dy mundësive kjo do të konsiderohet si refuzim dhe vendi do të çlirohet për klasifikimin e dytë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të Enjten e Madhe rijetojmë ditët e fundit tokësore të Shpëtimtarit

Të Enjten e Madhe, të krishterët ortodoksë rijetojnë ditët e fundit të jetës tokësore të Jezu Krishtit dhe kujtojnë vuajtjet, vdekjen dhe varrimin e Tij.Besimtarët nderojnë ngjarjet rreth Darkës së Fundit të Shpëtimtarit me apostujt dhe profecinë e..

botuar më 24-05-02 11.31.PD

Një vendim për një spital privat për fëmijë trazoi shoqërinë

Diskutime të ashpra në shoqëri shkaktoi një vendim i qeverisë nga mbledhja e 30 prillit për t'i dhënë dritën jeshile ndërtimit të spitalit të përgjithshëm privat "Mama dhe unë" me mbi 400 shtretër. Institucioni mjekësor, i cili përfshin një..

botuar më 24-05-01 4.21.MD

Dita e 1 majit - për tregun e punës në Bullgari dhe ndikimin e inteligjencës artificiale

Më shumë se 30 vjet, pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë në vitin 1989,  Dita e 1 Majit vazhdon të jetë festë zyrtare dhe ditë pushimi, por autoritetet shtetërore nuk janë më të përfshira në organizimin e manifestimeve masive, siç ka qenë në të..

botuar më 24-05-01 7.00.PD