Bulgarian bag – ky është emri i një vegle unike sportive, e cila fiton një popullaritet gjithnjë e më të gjerë në botë, si në fitness, ashtu edhe në një sërë sportesh të tjera. Forma specifike i detyrohet analogjisë për qengjin, të cilin mundësit bullgarë e kanë hedhur në kurriz gjatë tubimeve kombëtare të mundjeve popullore. Vegla u krijua nga një emigrant bullgar në ShBA, i cili është trajner i mundjes klasike. Emri i tij është Ivan Ivanov.
Vegla e tij i bën trajnimet jo vetëm të dobishme, por edhe argëtuese. Krahas kësaj popullarizon edhe emrin e Bullgarisë. Më shumë hollësi për mundësitë e shumta të kësaj vegle interesante sportive bullgare Ivan Ivanov tregon në një intervistë për Radio Bullgarinë në artikullin: Bulgarian bag – vegla sportive, e cila pushtoi botën
Në datën e sotme - 17 janar - festojmë 105 vjetorin e lindjes së gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov. Ai ka lindur në fshatin Gella të malit të Rodopeve në vitin 1919 dhe e gjithë jeta e tij ka mbetur e lidhur me këtë rajon magjik. Dafo..
Në këtë ditë të vitit 2011 u largua nga kjo botë emblema e këngës popullore të krahinës trake, Nadka Karaxhova. Në moshën 73-vjeçare, ajo la pas qindra këngë të regjistruara për Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe..
Më 2 janar Kisha Ortodokse nderon Shën Silvestrin. Një papë romak që jetoi në shekujt të III-IV, i cili, sipas legjendës, pagëzoi perandorin Konstandin I të Madh. Populli ynë e nderon Shën Silvestrin si shenjtori mbrojtës i kafshëve,..