Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Bojko Borisov është i infektuar me koronavirus

Foto: BGNES

Në profilin e tij në Facebook kryeministri Bojko Borisov informoi, se pas dy PCR testeve negative që nga sot, 25 tetor, është pozitiv për Covid-19. Ai njofton gjithashtu se tani për tani mbetet për mjekim në shtëpi dhe se të gjitha kontaktet e tij janë të dorëzuara në Inspektoratin Shëndetësor Rajonal.

“Jam i sigurt se me respektim të masave së bashku do të përballemi!”, shkruan kryeministri Borisov.

Ndërkohë u bë e ditur se ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova dhe ministri i transportit Rosen Zheljazkov vet u izoluan pasi kishin kontakt afarist me kryeministrin ditën e premte.  





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria po i ndjek me shqetësim deklaratat e Shkupit për Korridorin nr.8

Qeveria e Bullgarisë po monitoron me shqetësim në rritje deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë të Maqedonisë së Veriut që synojnë shkeljen e angazhimeve ndërkombëtare në fushën e konektivitetit infrastrukturor, përfshirë këtu ridrejtimin e fondeve..

botuar më 24-07-29 12.18.MD

Papunësia ndër të diplomuarit është nën 5 për qind

Bullgaria është ndër vendet e BE-së ku shumica e njerëzve me arsim të lartë punojnë me kontratë pune të përhershme. Papunësia mes atyre me diplomë baçelor ose master është më pak se 5%, sipas sondazhit të kryer në 17 vende EUROGRADUATE 2022. Të..

botuar më 24-07-29 10.54.PD

Në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor për të tretën herë do të provojnë të formojnë qeveri

Presidenti do të ngarkojë grupin parlamentar të partisë “Ka një popull të tillë” (ITN) që të propozojë një kandidat për kryeministër, njofton administrata e kreut të shtetit. Mandati do të dorëzohet më 29 korrik,ditën e hënë, në ora 12:00...

botuar më 24-07-29 8.51.PD