Projekti i ri audio-vizual i “Nomadëve Fluturues”, i prezantuar nga Daniell dhe Kristina Angjellovi, quhet “Sintezis” dhe i kushtohet natyrës dhe bilancit delikat të saj me njerëzimin.
Vendi, të cilin e kanë zgjedhur për të xhiruar videon e vet të parë janë Rodopet Perëndimore - mali, i cili i fsheh sekretet e veta që nga kohërat të cilat nuk mbahen mend. Kjo tokë mban frymën e trakëve, të cilët kanë nderuar diellin dhe zjarrin dhe kanë jetuar afër natyrës. Dihet se ata i kanë kryer ritet e tyre, të shoqëruar me muzikë, midis pemëve misterioze të vendeve të shenjta shkëmbore, përpara zjarreve të shenjta. Në një nga këto vende të shenjta është incizuar kënga e parë nga projekti “Sintezis”. Kënga quhet ZHAR /prush/ dhe është e krijuar për elementin zjarr, ritmin e zemrës, verën dhe ngrohtësinë, sipas fjalëve të pjesëmarrësve në duet.
Muzika është e incizuar krejtësisht mes qetësisë së natyrës. “Qëllimi ynë në krijimin e studios natyrore është që të mund të kthejmë sikurse edhe një pjesë të vogël të lidhjes së njeriut me mjedisin e tij natyror. Ftojmë të përfshihen dhe muzikantë të tjerë, të cilët besojnë se ka ardhur kohë të bashkohemi dhe të jetojmë në një lidhje më të ngushtë me Tokën. Tregoni lidhjen tuaj me natyrën dhe bashkohuni me “Sintezis”, duke krijuar një video personale muzikore mes natyrës!”, ftojnë iniciatorët e projektit.
Videon mund ta gjeni këtu:
Foto: Facebook / Flying Nomads
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re,..