Nga 29 tetori deri më 12 nëntor me urdhër të ministrit të shëndetësisë profesor Kostadin Angellov pezullohet frekuentimi i shkollave për nxënësit e gjimnazeve dhe për studentët. Anulohen të gjitha veprimtaritë jashtë klasës në prani të nxënësve. Anulohet frekuentimi edhe në klasat e qendrave për zhvillim personal.
Kongreset, konferencat, seminaret, ekspozitat, shfaqjet teatrore, koncertet etj., mund të zhvillohen vetëm nëse vendet janë të zëna deri në 30 për qind.
Veprimtaritë sportive organizohen pa publikë me përjashtim të Turneut Ndërkombëtar Sofia Open 2020, ku spektatorët duhet të qëndrojnë në distancë nga dy vende boshe midis njeri-tjetrit.
Pezullohen vizitat në klubet e natës, diskotekat dhe lokalet në të hapur.
Restorantet në të mbyllur duhet të sigurojnë distancë nga 1.5 metra midis frekuentuesve.
Anulohen ekskursionet dhe vizitat e organizuara në objektet turistike.
Në tregjet vendosen rregulla për distancë dhe për lëvizjen në një drejtim.
Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar paralajmëron se kushtet atmosferike për turizëm në male janë të këqija. Është me re dhe me mjegull. Për shkak të reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, është në fuqi shkalla më e lartë e..
Nga ecuria e bisedimeve me Aleancën për të Drejtat dhe Liritë (APS) varet nëse të mërkurën më 15 janar do të paraqitet një dosje me emra për formimin e qeverisë. Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS tha për mediat se ende nuk është vendosur asgjë dhe..
Në një nga sistemet më interesante të shumëplanetëve të zbuluar deri më tani, një ekip shkencor me pjesëmarrjen bullgare tregoi praninë e tre exoplanetëve, njoftoi BNT. Sistemi planetar ndodhet 1100 dritëvite nga Toka, rreth yllit TOI-4504 në..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu..
Qeveria miratoi një projekt-amendament të ligjit për të huajt në Republikën e Bullgarisë. Ndryshimet e miratuara synojnë të sinkronizojnë dokumentin me..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor,..