Në një botë të zotërimeve të pasurisë, të posteve të larta, të lajkatarëve, të cilët gjatë lëvizjes tjetër të rrotës do të jenë të parët të cilët do t’i heqin sytë prej nesh, harrojmë t’i japim vetes një ushqim shpirtëror, i cili të na lartësojë mbi kotësinë dhe të zhvlerësoj materialen - sepse Zoti një ditë do të përshëndesë vetëm shpirtin tonë të ruajtur dhe të mbrojtur. Mes nesh ama gjenden dhe barinj, të cilët kanë ndërmarrë misionin të kërkojnë ata të cilët janë ndarë nga kopeja, që t’u tregojnë se asnjëherë nuk është vonë të gjejnë rrugën, përderisa bëjnë vepra të mira.
Jo vetëm i mbyllur në kishë, por dhe duke ju përkushtuar kauzave të ndryshme në ndihmë të nevojtarëve - në këtë mënyrë kryeprifti Serafim Janev e kupton misionin e tij si klerik. Ai kujdeset për mirëqenien e rreth dhjetë kishave, kontribuon për hapjen e qendrave sociale dhe çdo verë hap për fëmijët portat e manastirit “Shën Gjergji Fitimtari” në Kremikovci, në të cilin ai shërben si abat. Për shkak të bëmave të shumta filantropike ati Serafim është i nominuar për iluminist të vitit në Fushatën Kombëtare të Radios Kombëtare Bullgare.
“Iluministi i parë jo rastësisht është Shën Joan Rillski - shenjtori më i madh bullgar, i cili me anë të viktimës së tij personale dhe me këtë se ka fituar Zotin në vetvete, shpërndan mirësi mes të gjithë popullit dhe sot e kësaj dite - thotë kleriku. Me shembullin e vet iluministët mund të na ndihmojnë jo thjesht të arrijmë të përkohshmen, por dhe të gjejmë rrugën drejt përjetësisë, siç është dhe kuptimi i jetës njerëzore. Ky nominimi im është për qindra ndihmësit, simpatizues të kauzave dhe qëllimeve tona të përbashkëta në manastirin në Kremikovci, në bashkitë Gorna Malina dhe Elin Pelin, të cilët sakrifikojnë të tyren për të qenë të dobishëm për të gjithë njerëzit ".
Një iluminist bashkëkohor mes nesh qe Gjyshi Dobri - thotë akoma kryeprifti. Dhe sot mbetet i gjallë vizioni i plakut, i cili sikurse ka dalë nga një tregim i klasikëve tanë, i cili me një kupë të vogël në dorë kërkon lëmoshë nga lutësit, për t’ia dhuruar kishës.
Gjyshi Dobri kishte një mision kryesor, por ai nuk kuptohej nga të gjithë - thekson ati Serafim Janev. Shumica i drejtonin vetes pyetjen se përse ai nuk i dhuron paratë e mbledhura shtëpive për fëmijë ose azileve për pleq, ose njerëzve të cilët kanë nevojë për operacion, po rinovon kisha dhe manastire. Ai thjesht donte të na tregonte se shpëtimi është pikërisht në kishë dhe të na detyrojë të jemi të mëshirshëm, që të mundet përmes mëshirës, të cilën ne e bëjmë dhe Zoti të jetë i mëshirshëm ndaj mëkateve të secilit prej nesh.”
Pikërisht mbi vlerat e përgjithshme njerëzore, të pakrahasueshme për nga vlera me ato materialet, mundohet që t’i mësojë fëmijët ati Serafim në kohën e kampeve verore në manastirin e Kremikovcit.
“Çdo kamp ka dy misione kryesore - i pari është që fëmijët të dinë se Zoti është miku dhe shoku ynë dhe se ai gjithmonë do të na vijë në ndihmë, mjaft që ta kërkojmë –tregon ati Serafim. Dhe e dyta është se që nga të gjithë ne varet se çfarë njerëzish do të jemi, si do të sillemi njëri me tjetrin dhe do të jetojmë bashkë si shoqëri. Këto vlera nuk janë të kota dhe do të na ndihmojnë dhe neve personalisht, si dhe popullit tonë”.
Sado dhe paradoksale që të tingëllojë, madje dhe pandemia nga koronavirusi, e cila deri në këtë moment mori milionë viktima nëpër botë, mund të duket si një bekim, beson kryeprifti Serafim Janev. Sepse e rikthen të gjithë jetën tonë dhe na nxjerr nga rrjedha nëpër të cilën sillemi ditë pas dite.
“Shikojmë se edhe vendet me një mjekësi më të përparuar nuk mundin në një mënyrë njerëzore të përballojnë pandeminë - thotë ati. Shikojmë sesi presidentë dhe personalitete shtetërore në një nivel më të lartë i drejtohen kishës të mund të kërkojë një ndihmë nga Zoti. Dhe sado i vështirë që të jetë ky moment, mendoj se është i dobishëm, sepse ndryshon rrugën e secilit prej nesh, e ndihmon të shkëputet nga materializmi dhe të kujdeset për veten e vet”.
Një ditë një tufë bletësh fluturuan nga kisha e vjetër e manastirit. Që atëherë ati Serafim i përkushton një pjesë nga koha e vet rritjes së këtyre krijesave të Zotit. “Ato kanë përfshirë të gjitha përpjekjet e veta që të mund që të gjithë të jenë mirë”, thotë kleriku. Dhe jep si shembull sesi asnjë bletë nuk bën dredhi, nuk tregon pakënaqësi. Mbase sepse e di, se që të mund të kalojë dimrin e gjithë kosherja, duhet të kryej punën e saj.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: Facebook
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..