¼ prej firmave bullgare kanë aplikuar kushte të zhdërvjellëta të punës për shkak të Covid-19. E njëjta përqindje prej firmave janë gati t’i vazhdojnë masat edhe pas krizës. Prognoza është që të mbeten të punojnë në distancë 50% prej nëpunësve, tregon një studim i “ Mercer Bulgaria”.
63% prej punëdhënësve e pranojnë punën në distancë. Gjysma e menaxherëve mendojnë për strategji për automatizimin e proceseve të punës. 28% orientohen ndaj punës në kuadrin e projekteve të ndryshme. 67% e menaxherëve mendojnë se paraqitja e nëpunësve të tyre është më mirë dhe prodhueshmëria rritet në kushtet shtëpiake. 81% e kompanive kanë ngrirë emërimin në punë të nëpunësve të rinj, 19 % kanë shkurtuar pjesë prej personelit, bëri të ditur investor.bg."Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e qeverisë. Shkak kanë qenë pagat e ulta të punonjësve në administratën shtetërore krahasuar me pagën..
Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..