Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iluministët në histori

Foto: BGNES

Në vitin 1922, një grup intelektualësh të shquar dolën me një propozim për të shpallur 1 Nëntorin Ditën e Iluministëve Popullorë Bullgarë /shkrimtarët, martirët dhe heronjtë nga e kaluara e lavdishme e Bullgarisë, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes Bullgare gjatë shekujve/. Po atë vit, propozimi u miratua nga Këshilli i Ministrave.

“Për fat të keq jemi të prirë të harrojmë njerëzit të cilët me veprimet e tyre, kontribuojnë në emancipimin shpirtëror të tërë shoqërisë sonë. Në vitet menjëherë pas katastrofave të mëdha ushtarake që Bullgaria përjetoi në fillim të shekullit XX, nevoja për ringjalljen e kujtesës kombëtare është më se e dukshme. Kjo është arsyeja për të cilën elita intelektuale e Bullgarisë bashkohet rreth idesë që të ketë një ditë gjatë vitit kushtuar iluministëve tanë" - shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë historiani Prof. Dr. Pllamen Mitev.

Për Ditë të Iluministëve u zgjodh 1 nëntori – festa e Shën Ivan Rillski sipas stilit të vjetër. Ky shenjtor i madh bullgar (876-946) u shpall edhe iluministi i parë.

Në shekullin e XVIII shquhet figura e Paisij Hilendarski - murgu që shkroi në errësirën e sundimit osman "Historia Sllavo-Bullgare" për t'u treguar bullgarëve të shtypur se ata janë një komb me një të kaluar të lavdishme.

“Më vonë ndjekësi i tij Sofronij Vrachanski tejkaloi dukshëm mësuesin e vet të parë, duke lënë gjurmë të thellë në zgjimin shpirtëror të bullgarëve ", është i bindur Prof. Pllamen Mitev. Tërë intervistën mund ta lexoni në artikullin tonë Sofronij, ose për zgjimin shpirtëror të popullit bullgarnga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Gjatë shekullit të XIX iluministët më të shquar kanë qenë luftëtarët për pavarësinë e Bullgarisë nga zgjedha turke – heronjtë kombëtarë Vasill Levski dhe Hristo Botev, si dhe shumë personalitete të tjera, për të cilat prosperiteti dhe mirëqenia e Bullgarisë kanë qenë çështje e një morali të lartë.

Sot, 1 nëntori, është festë e shkencëtarëve dhe gazetarëve bullgarë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 3 mars, Bullgaria feston Lirinë

Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..

botuar më 25-03-03 6.05.PD

Të Lidhurit e Djathit përgatitin besimtarët për kreshmën dhe pendimin

Është e Diela e të Lidhurit të Djathit . Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra..

botuar më 25-03-02 6.10.PD

Të krishterët ortodoksë në Bullgari kremtojnë Ditën e Shpirtrave

Dita e Shpirtrave, ose Dita e të Vdekurve, është një ditë e rëndësishme për shumë të krishterë. Në këtë ditë kujtojmë të afërmit dhe të dashurit e ndjerë. Kjo është e para nga tre Ditët e Shpirtrave të vitit, e cila është quajtur nga populli..

botuar më 25-02-22 5.30.PD