Në vitin 1922, një grup intelektualësh të shquar dolën me një propozim për të shpallur 1 Nëntorin Ditën e Iluministëve Popullorë Bullgarë /shkrimtarët, martirët dhe heronjtë nga e kaluara e lavdishme e Bullgarisë, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes Bullgare gjatë shekujve/. Po atë vit, propozimi u miratua nga Këshilli i Ministrave.
“Për fat të keq jemi të prirë të harrojmë njerëzit të cilët me veprimet e tyre, kontribuojnë në emancipimin shpirtëror të tërë shoqërisë sonë. Në vitet menjëherë pas katastrofave të mëdha ushtarake që Bullgaria përjetoi në fillim të shekullit XX, nevoja për ringjalljen e kujtesës kombëtare është më se e dukshme. Kjo është arsyeja për të cilën elita intelektuale e Bullgarisë bashkohet rreth idesë që të ketë një ditë gjatë vitit kushtuar iluministëve tanë" - shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë historiani Prof. Dr. Pllamen Mitev.
Për Ditë të Iluministëve u zgjodh 1 nëntori – festa e Shën Ivan Rillski sipas stilit të vjetër. Ky shenjtor i madh bullgar (876-946) u shpall edhe iluministi i parë.
Në shekullin e XVIII shquhet figura e Paisij Hilendarski - murgu që shkroi në errësirën e sundimit osman "Historia Sllavo-Bullgare" për t'u treguar bullgarëve të shtypur se ata janë një komb me një të kaluar të lavdishme.
“Më vonë ndjekësi i tij Sofronij Vrachanski tejkaloi dukshëm mësuesin e vet të parë, duke lënë gjurmë të thellë në zgjimin shpirtëror të bullgarëve ", është i bindur Prof. Pllamen Mitev. Tërë intervistën mund ta lexoni në artikullin tonë “Sofronij, ose për zgjimin shpirtëror të popullit bullgar” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Gjatë shekullit të XIX iluministët më të shquar kanë qenë luftëtarët për pavarësinë e Bullgarisë nga zgjedha turke – heronjtë kombëtarë Vasill Levski dhe Hristo Botev, si dhe shumë personalitete të tjera, për të cilat prosperiteti dhe mirëqenia e Bullgarisë kanë qenë çështje e një morali të lartë.
Sot, 1 nëntori, është festë e shkencëtarëve dhe gazetarëve bullgarë.
“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së..
Ekspozita “Gruaja me shumë fytyra” me fotografi bardh e zi hapet me rastin e 90-vjetorit të aktores së madhe Tatjana Llollova. Fotot do të ekspozohen në Lulishten e Qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. “Tatjana pëlqente të luante. Po..
Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..