Brenda një afati sa më të shkurtër të krijohet një qendër kombëtare, e cila ta udhëheqë krizën dhe të ketë të drejtat për të imponuar sanksione të rrepta dhe një regjim të rreptë të sjelljes, deklaroi para BNR-së prof. Presllav Dimitrov, dekani i Fakultetit të Ekonomisë pranë Universitetit Jugeperëndimor “Neofit Rillski”.
Ai rekomandon që mjetet të cilat do të derdhen në ndihmë të sektorëve dhe industrive t’i jenë drejtuar konsumatorit. “Është mirë që njeriu i zakonshëm ta shohë kujdesin e shtetit dhe të mos ndihet i braktisur”, nënvizoi prof. Presllav Dimitrov.
Sipas fjalëve të tij në qoftë se nuk stimulohet konsumimi ekonomia do të rrezohet.Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..