“Sivjet shoqëria jonë braktisi indiferencën dhe çdo qytetar i lirë u shndërrua në iluminist”, vë në dukje Presidenti Rumen Radev në deklaratën e tij ndaj mediave me rastin e Ditës së Iluministëve Bullgarë.
Ai nënvizon se që nga zgjimi ynë varet se si do të duket Bullgaria nesër. Sipas tij çdonjëri nga të pakënaqurit, i cili me dritën e celularit të vet është bërë pjesë e detit të dritave në sheshet e tërë vendit, është iluminist.
Ndër iluministët tanë bashkëkohorë Presidenti rendit gjithashtu bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit – unikë në kërkesën për një Bullgari moderne dhe evropiane, satirikët, të cilët kritikojnë demagogjinë dhe korrupsionin dhe gazetarët që kërkojnë të vërtetën.
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..