Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një masë e re sociale në dobi të të papunëve

Ministrja Denica Saçeva
Foto: BGNES

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke menduar mbi një masë të re në krizën me koronavirusin – t’u japë ndihmë prej 24 levash /rreth 12 euro/ në ditë punonjësve të cilët kanë mbetur pa punë për shkak të bizneseve të pezulluara, bëri të ditur para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva.

Që nga data 29 tetor në këtë gjendje janë diskotekat, baret, qendrat arsimore private.

Shteti do të vazhdojë të investojë në shëndetësi dhe tashmë mendohet për përkrahje të paramedikëve dhe të mjekëve familjarë, tha gjithashtu Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale. Denica Saçeva

Masa po përpunohet me ndihmën e programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga “Bullgaria Demokratike” ofruan mbështetje për kandidaturën e Sillvi Kirillov

Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..

botuar më 24-11-28 1.44.MD

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD