83.8% e bullgarëve janë kundër përkrahjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, derisa të mos arrihet pajtim për të kaluarën historike, tregon një studim sociologjik i Alpha Research.
10.2% mendojnë se Sofja duhet ta përkrahë Shkupin pa kushte, 5.9% janë përgjigjur se nuk mund të marrin vendim. 54.1% janë të mendimit se Bullgaria duhet ta njohë identitetin maqedonas vetëm në qoftë se Maqedonia e Veriut njeh se në fillim të shekullit XX një pjesë shumë e madhe e popullsisë atje vetëvendoset si bullgare, ndërsa formimi i “identitetit kombëtar maqedonas” fillon pas vitit 1944. 1/3 prej të anketuarve janë kundër njohjes së identitetit maqedonas, transmetoi BGNES.
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..