Edhe në vitin në të cilin mijëra rezervime turistike nga jashtë u anuluan për shkak të rrezikut nga shpërndarja e koronavirusit,vendi ynë mbeti një destinacion tërheqës për njerëzit e rinj, të cilët vijnë këtu, që të grumbullojnë dije në degë të ndryshme në shkollat tona të larta. Sipas të dhënave për lëvizshmërinë në arsimin e lartë në vendet e BE /sipas agjencisë Eurostat /, gjatë vitit 2018 tek ne kanë mësuar studentë prej 115 shteteve. Në qoftë se kthehemi mbrapa, drejt vitit mësimor 2013/2014, do të shikojmë se për një periudhë prej 5 vjetëve ka një rritje me 33%. Dhe përderisa më përpara në shkollat e larta bullgare vinin më tepër të rinj nga vendet fqinje Greqia dhe Turqia si dhe bullgarë etnikë nga komunitetet tona jashtë shtetit, tani studentët e huaj tek ne janë me një përbërje më të larmishme.
Sipas një reference të universiteteve, në Bullgari vijnë studentë madje nga destinacionet ekzotike si Shejsellet, Meksika, Kuba, Angola, Kenia, Eritrea, Taxhikistani. Pikërisht këta të rinj nga pikët e largëta të botës, mbetën gjatë gjithë vitit 2020 në Bullgari për shkak të masave të jashtëzakonshme, të cilat kufizuan udhëtimet dhe imponuan një kontroll me test nëpër kufijtë.
“Vështirësi më të shumta në fillim kisha me gjuhën” - thotë Serxhio Olivejra nga Angola. Ai mëson në degën e inxhinierisë në shkollën e Lartë Ushtarako-Detare në qytetin Varna dhe është tek ne prej 3 vjetëve. Viti i parë ka qenë një vit përgatitor për mësimin e gjuhës bullgare.
“Më miratuan në bazë të një programi në shtetin tim për të mësuar jashtë shtetit dhe kështu erdha. Mësoj mekanikë, një gjë të cilën e pëlqej shumë. Bullgaria është një shtet shumë i bukur, këtu mund të mësoj shumë gjëra të reja. Klima është shumë më e ndryshme sesa në atdheun tim, këtu është shumë ftohtë. Kohën e izolimit social e kalova në Bullgari. Pavarësisht se pata mundësi, do të ishte shumë e ndërlikuar po të isha kthyer në Angolë ku të vazhdoj mësimin tim nga distanca. Tre muaj mësuam në distancë, dhe provimet ishin në distancë. Unë i mora që të gjitha provimet. Qe mirë, por nuk e di si do të ndodhin gjërat sivjet.”
Një motivacion më të ndryshëm për mësimin e vet në Sofje ka Kristina Ivanova nga Ukraina. Ajo është trashëgimtare e një fisi të bullgarëve besarabë dhe vjen në vendin tonë me këmbënguljen e nënës së vet, por shumë shpejt bindet se ka marrë vendimin e drejtë.
“Njerëzit në Bullgari janë shumë të mirë dhe të përgjegjshëm. Pavarësisht se jam këtu prej kohe, akoma befasohem se njerëzit duan të më ndihmojnë si një njeriu të huaj. Kur kthehem në Ukrainë unë nuk takoj një qëndrim të tillë. Akoma pas vitit të parë këtu kisha vendosur, se do të mbetem këtu përgjithmonë. Nuk kam ndërmend të shkoj në asnjë vend tjetër ashtu siç veprojnë shumë bullgarë të rinj. Bullgaria më jep çdo gjë për të cilën kam nevojë, që të mund të realizohem. Aktualisht unë po e ndryshoj fushën time, këtu kam një platformë të gjerë dhe një prani deri tek specialistët, gjë e cila në Ukrainë është shumë e vështirë. Aty sistemi është edhe më i mbyllur dhe arsimi do të ndryshojë nga e para.
Shkakun e vet për të ardhur në Bullgari e ka dhe Kristina Miteva 22 vjeçe, një trashëgimtare e një fisi të bullgarëve taurianë, të cilët janë vendosur në Ukrainë përpara dy shekujve.
“Vendosa të mësoj këtu meqenëse ka një program shtetëror për ne, përfaqësuesit e diasporës bullgare, mbi të cilin mund të studiohet në Bullgari. Ndihem shumë mirë, vendi është shumë i mirë , është qetë madje dhe në kryeqytet. Përfundova filologji angleze në qytetin Plovdiv dhe tani do të studioje për master në sigurinë korporatave në Sofje. Këtu niveli i mësimdhënies është mjaft i mirë . Mësoj këtu për shkak të nivelit të gjuhës angleze, në Bullgari më shumë njerëz e zotërojnë gjuhën, derisa në Ukrainë janë shumë pak. Unë mësoj dhe punoj njëkohësisht, kjo më duket sikurse është e detyrueshme në kohën e sotme, por nuk mendoj se puna e pengon mësimin. Ne studentët me një prejardhje bullgare jemi pak më specialë, sepse pas një farë qëndrimi këtu, marrim dokumente bullgare dhe me to pa problem mund të fillojmë punë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES-arkiv, BTA-arkivBanorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..