Bullgarët janë njerëz të cilët përshtaten, mund të jetojnë dhe të punojnë kudo nëpër botë. Por kjo nuk i pengon të kenë dhe të përjetojnë një nostalgji për atdheun e humbur dhe të kërkojnë lidhjen bullgare, pa rëndësi nëse bëhet fjalë për kontaktin e drejtpërdrejtë me bashkatdhetarët ose për një prani deri tek ndonjë libër në gjuhën bullgare ose ushqim bullgar.
Një nostalgji të tillë po provon në Italinë Jugore bashkatdhetaria jonë Margarita Llazarova. Ajo niset për në Itali, në fillim fare për shumë pak kohë, sepse humbet punën e vet si llogaritare, por mbetet aty për 20 vjet të tëra. Dhe sot e kësaj dite nuk e ka ndërprerë lidhjen me atdheun. I pëlqen që të lidhet me bullgarë, të cilët janë vendosur në Gadishullin e Apenineve. Thotë se pjesa më e madhe janë aty , që të mund të ndihmojnë dhe të mirëmbajnë të afërmit e vet në Bullgari. Sipas saj në Itali bullgarët dallohen nga të huajt e tjerë me sinqeritetin e vet, me punëdashësin, thjeshtësinë dhe dhembshurinë.
“Ajo e cila i mungon më tepër bullgarit jashtë shtetit është gjuha bullgare” - pohon Margarita. Ajo ka filluar të incizojë histori përrallore , të cilat vet i ka trilluar në fëmijërinë. Kështu pas 10 vjetëve, lind libri i saj për fëmijë me aventura të “Topços dhe Veshit i cili flet”. Ilustrimet e bukura ndaj përrallave janë të piktorit të ri Veselin Çakërov, i cili i ka pikturuar heronjtë tamam ashtu siç i ka dashur dhe i ka përshkruar.
“Në kopërtinën e librit tim është pikturuar një karrocë tipike e shkruar bullgare-një gomar i vogël dhe një fëmijë mbi karrocë. Këto janë përralla, të cilat na kthejnë në kohërat e vjetra. Doja që të kthehem pak mbrapa-drejt rrënjëve të bullgarit, drejt mirësisë, drejt sinqeritetit-sqaron Margarita Llazarova përpara Radio Bullgarisë. Të rinjtë kanë nevojë për këtë. Fillova të shkruaj në një moment nostalgjie. Unë nuk e besoja, por libri pati sukses dhe rrotulloi botën. Ai arriti deri tek bullgarët e vegjël në Angli, në Shtetet e Bashkuara , Gjermani dhe në përgjithësi në të gjithë Evropën. Kjo më gëzon! Më mirë që njerëzit të lexojnë në gjuhën e vet të lindjes. Pas ca kohe do të dalë nga shtypi dhe libri im i dytë me përralla, kurse njëkohësisht me këtë shkruaj dhe tregime për problemet e emigracionit bullgar këtu, të cilat zakonisht mbeten të fshehura”.
Margarita pohon se bullgarët të cilët i takon jashtë kufirit e dinë se, duhet të dëshmojnë veten përmes punës së vet dhe prandaj japin më të mirën nga vetja e vet.
“Disa njerëz pohojnë se jashtë shtetit ka çdo gjë dhe jetohet më mirë, por nuk është kështu. Nostalgjia është kudo me ne. Prandaj dhe ne, bullgarët, mblidhemi, flasim, festojmë bashkë. Këtu që të gjithë kemi një fat të përbashkët. Përpara ca kohe tek ne erdhi fëmija e një familjeje nga pakicat, qe i pranuar për student në universitet. Që të gjithë e ndajmë gëzimin e tyre, sepse ky është sukses për një fëmijë bullgar. Në qoftë se ndonjë bie në telashe, që të gjithë organizohen të ndihmojnë dhe pikërisht kjo na mban.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..