675 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit, sipas Portalit Unik të Informacionit. Kjo është 31% e 2,151 testeve PCR të kryera. 603 njerëz u shëruan. 33 pacientë vdiqën. Rastet aktive janë 49.087. 3822 pacientë u shtruan në spital. 272 janë në repartet intensive.
Sëmundshmëria dy-javore e koronavirusit është mbi 300 për 100,000 njerëz, tha në një brifing Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angelov, njoftoi BTA. Deri në fund të vitit mjekët familjarë dhe poliklinikat do të përfshihen në ekzaminime dhe diagnostikime. Në poliklinikat në Sofje dhe në qytetet e mëdha do të hapen Covid-zona. Atje një mjek, një infermiere dhe laborant do të kryejnë diagnostifikim me ekzaminim, teste dhe rëntgen. Për të paguar për këto aktivitete, qeveria do të livrojë 40 milionë euro, tha Angelov.Qendra rinore "Zahari Stojanov" në qytetin Dobriç (Bullgaria Verilindore) organizon një takim folklorik të komuniteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës. Qëllimi i eventit, i cili do të mbahet nga sot deri më 17 nëntor të këtij viti, është të..
Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit" sot hap laboratorët e tij për një "ditë vjeshte" të veçantë, në të cilën fëmijët dhe të rriturit, të frymëzuar nga shkenca, mund të kalojnë disa orë interesante dhe të frytshme...
Gjatë natës do të mbizotërojnë vranësira, por reshjet nga perëndimi do të fillojnë të pakësohen. Do të fryjë erë e lehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje rreth 2°. Ditën e premte me rritjen e erës nga veriperëndimi,..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8..