Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë strategjik dhe ne kemi një dialog strategjik në fushën e energjisë. Për 5 vjet kemi bërë një hap serioz në diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz, tha Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova për BNT.
U shpjegova partnerëve amerikanë dallimet kryesore të Rrymës Ballkanike krahasuar me projektet e tjera. Ai realizohet plotësisht nga Bullgaria dhe nuk ndikohet nga asnjë vend tjetër. Për ne është e rëndësishme që të mbajmë vendin tonë në hartën e transmetimit të gazit në Evropë dhe kjo është e mundur vetëm nëse kemi infrastrukturën e nevojshme. "Rryma Ballkanike" zbatohet tërësisht në përputhje me kërkesat e BE-së, prokurimin publik dhe kornizën rregullatore. Ne i kemi respektuar të gjitha rregullat, theksoi Petkova.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..