“Ne jo vetëm i mësojmë mësimet tona, por i përjetojmë!” – pohojnë nxënësit nga Gjimnazi i dytë i gjuhës angleze i kryeqytetit “Thomas Jefferson” Që prej 2 vitesh shkolla elitare është një shkollë referente Google, si pjesë e programit botëror “Shkolla në re”, ose School in the Cloud. Inovacioni i themeluar gjatë vitit 2013 nga specialisti arsimor Sugata Mitra është lidhur me transformimin e tërësishëm digjital të procesit mësimor. Sot mijëra shkolla në botë përdorin të ashtuquajturat “platforma re” sipas modelit 1:1 të Google G Suite. Gjimnazi i dytë i gjuhës angleze është një prej tyre.
Fëmijët nga 4 klasa në klasën e 8-të dhe të 9-të i zëvendësuan me lehtësi librat shkollorë me të ashtuquajturën chromebook. Kjo është një pajisje personale që i lejon ata të kërkojnë informacion dhe t'i qasen procesit të të mësuarit në mënyrë krijuese. Mësuesit e tyre janë të pajisur me të njëjtat pajisje. "Për këtë qëllim 23 mësuesit tanë janë trajnuar dhe certifikuar në kuadër të programit ndërkombëtar për Google trajnerë. Kemi 1138 profile personale dhe të biznesit Google G Suite në domenin e shkollës "- thotë Veselina Ivanova - Zv. drejtoreshë e shkollës së mesme. Platforma përfshin aftësinë për mësime në internet, ndarjen e skedarëve, menaxhimin e klasës virtuale dhe siguron hapësirë të pakufizuar për ruajtjen e materialit mësimor në re.
Por si po ndryshon digjitalizimi i përgjithshëm i procesit mësimor nxënësit e shekullit 21?
Rezulton se "reja" i bën ata anën aktive të të mësuarit. Nxënësit nuk janë më konsumatorë pasivë dhe të mërzitur të dijes, por janë të motivuar dhe të etur për t’u zhvilluar. Vetëm ose në një ekip, ata hulumtojnë, kërkojnë dhe analizojnë informacione të besueshme dhe madje krijojnë produkte të caktuara në internet. "Roli i mësuesit gjithashtu ndryshon - ai bëhet një ndërmjetës. Aktualisht, për shkak të pandemisë, fëmijët janë në shtëpi dhe punojnë në këtë mënyrë. Por sistemi zbatohet në klasë në prani të mësuesit dhe të gjithë marrin pjesë para pajisjes së tyre”- shpjegon Veselina Ivanova.
Si zhvillohet një orë mësimi në “re”?
“Nëse flasim për gjeografi dhe histori, ka mjete që i lejojnë nxënësit të bëjnë vetë ekspedita - dmth. për të shënuar vendet që studiojnë, për t'i parë nga një këndvështrim gjeografik. Ata mund të bëjnë shëtitje virtuale në vende të caktuara me rëndësi historike në lidhje me periudhën që po studiojnë. A janë përmirësuar notat dhe disiplina e tyre? Definitivisht po! - thotë mësuesja. - Studentët janë më aktivë dhe të motivuar. Sa u përket notave të tyre - ato padyshim janë rritur. Por më e rëndësishmja, atyre u pëlqen sistemi. Fëmijët pranojnë se kanë fituar më shumë aftësi sesa mund të marrin në klasën tradicionale", tha Veselina Ivanova.
Gjimnazi i dytë i gjuhës angleze i kryeqytetit “Thomas Jefferson” ishte shkolla e parë bullgare, e cila u përfshi në projektin digjital “Shkolla në re”. Ka dhe diçka tjetër – së bashku me shkollën për mësimin e gjuhëve të huaja "Ivan Vazov" në Plovdiv është një nga dy shkollat referente të Google në Evropën Qendrore dhe Lindore. Tani për tani, sepse para pak kohe Bashkia e Sofjes nisi një projekt të ri pilot për bashkimin e 16 shkollave të tjera të Sofjes në "re". Kështu, shkolla bullgare po i afrohet modelit digjital të së ardhmes.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: 2els.com
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..