Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritja e lejeve të punës për të huajt në Bullgari

Foto: europe.bg
Megjithë pandeminë COVID-19 për dhjetë muajt e parë të vitit 2020, Agjencia e Punësimit raporton një rritje në numrin e lejeve të punës të lëshuara për të huajt në Bullgari. Kjo është kryesisht për shkak të angazhimeve të bëra nga vendi ynë në lidhje me zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore siç është “Rryma Ballkanike”. Në të njëjtën kohë, është ulur në mënyrë të ndjeshme kërkesa për shtetasit e vendeve të treta për punësimin sezonal – për afat deri në tre muaj.
Sipas Agjencisë, nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit 4 270 shtetas të vendeve të treta u dha hyrja në tregun e punës në Bullgari, krahasuar me 2 812 për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri më i madh i të punësuarve është nga Rusia - mbi 1 300. Në vendin e dytë është Turqia, në të të  tretë - Ukraina.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD