Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendet e Procesit të Berlinit nënshkruan deklarata për tregun rajonal dhe Agjendën e Gjelbër

Foto: BGNES

Kryeministrat e Bullgarisë, të Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë-Bojko Borisov, Zoran Zaev  dhe Angela Merkel, përshëndetën rezultatet e arritura nga presidenca e përbashkët bullgaro-maqedonase e Procesit të Berlinit. Nëpërmjet video konferencës të samitit, i cili u zhvillua në Sofje, morën pjesë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Komisionari i Zgjerimit të Bashkimit Evropian Oliver Varhei, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, liderët e vendeve  nga Ballkani Perëndimor, presidenti francez Emmanuel Macron. Forumi përfundoi me nënshkrimin e dy dokumenteve të rëndësishme për rajonin- Deklarata mbi Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Deklarata e Agjendës së Gjelbër.

Kjo do t’i ndalojë njerëzit nga Ballkani të kërkojnë një të ardhme jashtë shtetit, tha kryeministri bullgar në lidhje me krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, i cili  do t'i afrojë vendet më afër tregut të përbashkët evropian dhe do të lidh ekonomitë  përmes lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

“Të mos harrojmë se, Ballkani Perëndimor bashkë përbën një treg për rreth 20 milionë veta. Kjo do të japë perspektiva dhe për njerëzit e rinj, të cilët me datë të sotme emigrojnë me rritmë të shpejta dhe do të kërkojnë një përgjigje adekuate të krizës demografike”-theksoi Bojko Borisov.

Qëllimi i përbashkët është që popullsia 20 milionëshe në Ballkan  të jetë me më shumë dobi, tha kancelaria Angela Merkel. Ajo shënoi se, në Ballkan ka ndryshime shumë pozitive, të cilat kanë filluar me Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2018, kur qe kthyer tema për të ardhmen evropiane të shteteve nga Ballkani Perëndimor. Procesi i Berlinit është i lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e moskuptimeve, nënvizoi Merkel. Kancelari gjerman vuri aksent mbi arsimin dhe u bëri thirrje qeverive të bëjnë përpjekje në këtë fushë, duke këmbëngulur për përparim në fushën e shkencës dhe të inovacioneve.

Me deklaratën e nënshkruar në internet për Agjendën e Gjelbër vendet nga Ballkani Perëndimor u angazhuan të arrijnë qëllimet e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

Samiti në Sofje është i shtati që nga krijimi i Procesit të Berlinit gjatë vitit 2014, por për herë të parë në histori ka një  mikpritje të përbashkët midis një shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe një vendi nga Ballkani Perëndimor.

Në kuadrin e mikpritjes së përbashkët të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2020, si një prioritet bazë u dallua përmirësimi i lidhjes në të gjitha aspektet: transport, energji, digjitalizim, lidhje midis njerëzve, afrimin e njerëzve të rinj, përfshi dhe përmes arsimit. Kjo është me një rëndësi kyçe, që të mund regjioni të bëhet më i fort dhe i aftë konkurrues.

Samiti i fundit i presidencës së përbashkët bullgaro-maqedonase e Procesit të Berlinit u zhvillua  në sfondin e kërcënimit që Sofja të imponojë veto të bisedimeve fillestare për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.  Më 6 nëntor Bullgaria shpalli se, nuk mund të përkrahë kornizën negociuese të Shkupit me Bashkimin Evropian, derisa të mos të zgjidhen çështjet e hapura të fqinjësisë. Mbetet pyetja nëse përparimi është i mundur para 17 nëntorit, kur zhvillohet  Këshilli i “Çështjeve të Përgjithshme”, në të cilin Bullgaria duhet të shpallë nëse ajo vë veton, transmetoi nga forumi reporteri i programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare Tonja Dimitrova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD