Ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe të Izraelit Ekaterina Zaharieva dhe Gabi Ashkenazi arritën marrëveshje që bashkëpunimi midis dy vendeve të thellohet në fushat e interesit reciprok. Gjatë vizitës së parë zyrtare në Izrael ministrja Zaharieva theksoi, se për 30 vjetët që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve “Izraeli mbetet miku më i afërt dhe partner strategjik i Bullgarisë në Lindjen e Mesme”.
Gabi Ashkenazi babai i të cilit është hebre bullgar i shprehu mirënjohje Ekaterina Zaharieva për shpëtimin e hebrenjve bullgarë. "Të gjithë hebrenjtë, i gjithë populli i Izraelit do të kujtojë përgjithmonë ata që qëndruan pranë nesh gjatë periudhës më të errët të historisë, veçanërisht në Evropë”, tha Ashkenazi.
Në kuadrin e vizitës ministrja Zaharieva u takua edhe me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe me presidentin Reuven Rivlin, njoftuan nga MPJ.
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me kolegët e mi bullgarë dhe rumunë Atanas Zaprjanov dhe Angel Tilvar, nënshkruam në margjinat e..
Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) përjashtoi 17 deputetë. Në mesin e tyre është edhe bashkëkryetari Xhevdet Çakërov. Vendimi u lexua në sallën plenare nga nënkryetarja e Kuvendit, Rosica Kirova. Të gjithë të përjashtuarit..
Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Ahmed Dogan, në një apel drejtuar të gjithë përkrahësve të partisë, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Grupit Parlamentar, Deljan Peevski dhe të pesë personave të tjerë të shquar nga..