Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 253

Foto: BGNES

Shkollat ishin akuzuar si shpërndarës të Covid-19, sipas  ministrit të arsimit

“Nuk mund t’i lejojmë vetës të mbyllim shkollat për muaj të tërë”, tha për BNR Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev. Sipas tij, institucionet  mësimore ishin akuzuar si fajtori ideal, sepse vala e dytë e epidemisë koencidoi me hapjen e tyre. Urdhri për mbylljen e centralizuar të shkollave nuk është i drejtë, tha gjithashtu ministri dhe shtoi, se marrja e diferencuar e vendimit është një qëndrim më me përgjegjësi. Sipas ministrit, mbi 1250 shkolla nuk kanë probleme me koronavirusin, ndërsa  me vendime të  shtabeve bashkiake dhe të qarqeve  për luftë kundër korornavirusit 40 % prej nxënësve aktualisht mësojnë në mjedisin elektronik.

Nuk mjaftojnë paratë për pacientët me Covid, pohon një drejtor spitali

Shtegu klinik për Covid-19 nuk është financuar sa duhet, pohon për BNR dr. Hristo Maznejkov, administrator i Spitalit privat “Shën Sofja”. Ai i mbështet fjalët e tij me faktin, se ndërsa  për në pacient nevojiten 1400 leva, paratë që livrohen për të janë 1200 leva. Mjeku qe i pari i cili ngriti idenë për krijimin  e spitaleve të veçanta Covid. “Në vend që të vendosen 20 shtretër në 20 spitale, ne duhet t’i  përqendrojmë pacientët  në një  spital të vetëm për 400 të sëmurë – atje do të mblidhen tërë aparatura e nevojshme dhe tërë resursi”, propozoi ai. Sipas dr. Hristo Maznejkov, nuk janë të nevojshme masa më serioze kundër koronavirusit dhe mbyllje të shtetit.

39 % teste pozitive për koronavirus

2498 raste të reja të koronavirusit janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Nga 6450 teste PCR të bëra 39% dolët pozitive. Më shumë të infektuar përsëri ka në Sofje – 811, ndjekur nga Plovdivi me 269 dhe Varna me 172. Po rritet numri i pacientëve të shtruar në spital – 5166, prej të cilëve 295 janë në reparte intensive. Kanë vdekur 36 veta, ndërsa 536 janë të shëruar. 68 veta prej personelit mjekësor janë infektuar me koronavirus dhe numri i tyre nga fillimi i epidemisë arrin 3826.

Barna pa recetë të shiten edhe në qendrat e mëdha tregtare, propozojnë nga Bashkimi i Mjekëve Bullgarë

Bashkimi i Mjekëve Bullgar bëri thirrje në afate të shkurtra të hapen farmaci që të punojnë 24 orë si një masë e domosdoshme në luftën me epideminë e koronavirusit. Aktualisht ato janë vetëm 1% prej farmacive që punojnë në territorin e vendit, me gjithë se Bullgaria është në një prej vendeve të para për nga numri i farmacive për frymë. Organizata propozon gjithashtu që medikamentet pa receta të shiten edhe në qendrat e mëdha tregtare dhe në ushqimoret që punojnë 24 orë. Në etapat e para të sëmundjes tek 90 % prej rasteve nuk është e nevojshme të  merren ilaçe, për të cilat të kërkohen receta, e arsyetojnë propozimin e tyre nga Bashkimi i Mjekëve Bullgarë.

24 leva ndihmë në ditë për punonjësit në sektorët e mbyllur për shkak të koronavirusit

Është gati projekti qeveritar, i cili parashikon  punëtorët që janë me leje pa pagesë  të marrin ndihma ditore. Kompensimi do të zbatohet për sektorët që janë kufizuar përkohësisht në funksionimin e tyre për shkak të Covid-19. Punëtorët do të kenë të drejtë të përfitojnë prej tyre jo më shumë se dy muaj. Për një ditë pune tetë orëshe  ndihma do të jetë 24 leva në ditë dhe për punën me kohë të pjesshme do të përcaktohet në përputhje me orët e punës. Synimet fillestare të qeverisë ishin me kompensimin  me 24 leva të ndihmohen afro  50 mijë njerëz nga aktivitetet ndihmëse në arsim, operatorët turistikë dhe restorantet.

Në farmacitë mungojnë vetëm disa barna, sipas Veselin Mareshkit

Nuk ka mungesë të shumë medikamenteve në farmacitë, deklaroi për BNR deputeti Veselin Mareshki. Sipas tij, në treg mungojnë vetëm barna të caktuara. Në cilësinë e tij si një biznesmen i madh në fushën farmaceutike, ai deklaroi, se dega ka reaguar shpejtë për të siguruar medikamentet që mungonin. Në lidhje me masat për frenimin e epidemisë  Veselin Mareshki tha, se të ashtuquajturat  korridore të gjelbra, ku kanë të drejtën  të bëjnë pazar  në ushqimoret dhe farmacitë vetëm të moshuarit nuk janë efektive. Ai tha, se nuk duhet të lejohet  mbyllja e shtetit, sepse do të goditet rëndë biznesi.

Do të vaksinohemi kundër koronavirusit më së shpejti në  mars

Sasitë e para të vaksinës së “Pfizer” ka shumë të ngjarë të arrijnë tek ne gjatë dhjetorit, njoftoi për TV Nova dr. Rumen Hiçev, udhëheqës i një grupi në Shtabin e krizës pranë Ministrisë amerikane të shëndetësisë.  Për shkak të “sfidave teknologjike” mjeku pret që ky proces do të kërkojë gati tre muaj. “Afati realist gjatë të cilit vaksina do të arrijë tek më shumë përdorues, është fundi i marsit”, nënvizoi ai. Dr. Rumen Hiçev rekomandoi që njerëzit të vaksinohen. “Mbi 90% është një përqindje e mrekullueshme e suksesit dhe nëse aplikohet në mënyrë masive, problemi me pandeminë duhet të zgjidhet”, tha gjithashtu specialisti.

Tre mjekë nga Grupi Parlamentar i PSB do të mjekojnë pacientë me Covid në provincë

Deputetë mjekë nga “PSB për Bullgarinë” do të ndihmojnë në mjekimin e pacientëve me koronavirus në spitalet në Shumen dhe Svishtov. “Pasi kuptuam, se në spitalin në Svishtov nuk ka asnjë mjek në repartin për Covid, vendosëm të ndihmojmë”, shkroi në profilin e saj në Facebook liderja e PSB Kornelija Ninova. Për në këto  spitale nesër nisen prof. Georgi Mihajllov, dr. Ilijan Timçev dhe dr. Desisllav Taskov. 

Njerëzit “vetëmjekohen” me antibiotikë

"Është shqetësuese që shumica e njerëzve ende nuk besojnë në praninë e infeksionit të koronavirusit",  tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov në Shumen pasi vizitoi një spital lokal. Gjëja e dytë shqetësuese, sipas tij, është se njerëzit po marrin antibiotikë në masë dhe vetëmjekohen pa nevojë. "Pasojat afatgjata do të jenë jashtëzakonisht serioze, sepse  do të krijojmë shtame  shumë rezistente që nuk do të jemi në gjendje t'i kontrollojmë në asnjë mënyrë," theksoi Kostadin Angelov.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB do ta kthejë mandatin e parë sapo ta marrë

Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..

botuar më 24-11-26 3.30.MD
Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror, sipas dy komisioneve të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..

botuar më 24-11-26 1.48.MD
Rumen Radev

Rumen Radev mbajti një leksion në Akademinë Diplomatike të Vietnamit

Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..

botuar më 24-11-26 10.21.PD